Për një parti të re
(E di se me këtë titull, që në start humba shumë nga lexuesit, të cilët nuk do të lexojnë shkrimin më tej. Pak durim, ju lutem, kthehuni e lexoni se vetëm metaforë është!)
Dëshmitarë dhe viktima të një mjerimi politik, kosovarët tashmë janë të stërlodhur nga politika. Përveç se kanë duruar sharlatanë, matrapazë, patriotë të rremë, intelektualë mediokër dhe kameleonë në politikë, kohëve të fundit, kosovarëve po u ofrohet edhe një alternativë. Zgjedhjes së re i vjen erë e vjetër dhe rebelët e sotëm pritet të jenë milionerët e nesërm – prapë. Prandaj, sot po bëhën përpjekje të ethshme që kosovari të futet në njërin nga dy kampet politike – që janë një.
Qe dhjetë vjet, në Kosovë nuk ka farë kuptimi sintagma “parti politike”. Një përkufizim i thjeshtë për partinë politike, sot nuk thotë asgjë në Kosovë. Tingëllon si një grupim i disa njerëzve, nën kontrollin absolut të bajraktarit, që shfrytëzojnë disa njerëz të tjerë për të përmirësuar pozitën materiale (por jo vetëm materiale) të tyre dhe klikave rreth tyre. Prandaj, kosovarët janë të lodhur me kësi grupesh. Goditja e fundit kosovarit iu dha nga një klikë e re (?!) politike që stigmatizon partitë, me të cilat, përveç formës së realizimit, gjithçka e ka të përbashkët. Forcë, që kritikon me vërejtje të dala boje dhe premton përmirësime me ide që, po të etablohen, sigurt do ta zhysin kosovarin në një diktaturë 30-40 vjeçare. Do ta ngulfasin lirinë, edhe ashtu të brishtë, të kosovarit. Do ta mbyllin mundësinë e një jete të dinjitetshme për këtë shqiptar kosovar, protagonistin kryesor të një drame që ka më shumë se një shekull që luhet para spektatorit europian.
Prandaj, duke klithur në këtë shkretëtirë të verdhë zalli, unë sot po propozoj formimin e një partie të re politike. (Ju, kosovarë të dashur, të stërlodhur me trafikantë të këtyre ideve, mos u largoni edhe pak nga këta rreshta). Kjo parti tjetër e Kosovës, do të ketë lidershipin dhe anëtarësinë më apolitike të mundshme. Liderë të saj do të jenë njerëzit, emrat e të cilëve nuk do t’u befasojnë. Anëtarë (e pse jo edhe liderë) të saj, do të jeni ju, që me konsekuencë po e refuzoni politikën infantile të politikanëve tanë. Ju, që përbuzni këtë politikë dhe këta politikanë dhe që nuk pranoni në asnjë mënyrë të jeni pjesë e saj. Ju, që vazhdoni jetën tuaj nën ankthin që ua sjell të qenit në dijeni se kush merret me këtë zeje sot në Kosovë. Ju, që jeni shumicë në Kosovën tonë të drobitur. Kosovën tonë të plaçkitur, të vjedhur e të shkallmuar, më së shumti, nga ata që pretendojnë ta shpëtojnë atë.
Po, për kënd do të ketë vend në këtë parti?
Ata që kanë gjasa të hyjnë në këtë parti duhet ta duan njeriun, tokën, qytetet, fshatrat, lumenjtë, liqenet, pyjet, ajrin dhe diellin e Kosovës. Ata duhet, gjithsesi, ta duan shkollimin, edukimin, ngritjen intelektuale të kosovarit. Ata duhet ta duan historinë e këtij vendi, traditën, besën, trashëgiminë, shpirtin e shqiptarit të Kosovës. Anëtarët e kësaj partie duhet të jenë ambientalistë të thekur, luftëtarë për një ambient të pastërt dhe duhet të jenë të dashuruar në natyrën e bekuar të këtij vendi. Duhet të japin gjithçka nga vetja për zhvillimin e vendit dhe duhet ta luftojnë korrupcionin, së pari në veten e tyre. Duhet ta refuzojnë e luftojnë prishjen morale, duhet ta përbuzin jetën që ka konsumin të vetmin qëllim. Duhet të kenë njohuri për ngrohjen globale dhe çfarë e shkakton atë. Duhet të jenë njerëz që e kursejnë ujin e rrymën, edhe kur nuk u shkruhet në faturat e tyre.
Në partinë tonë i presim krahhapur njerëzit që e dinë çka është liria dhe ku janë kufijt e saj; njerëz që kanë njohuri dhe respekt të lartë për të drejtat e njeriut; njerëz që luftojnë për barazi gjinore; njerëz që besojnë në Zot dhe e respektojnë tjetrin kur ky beson në Krijuesin në një mënyrë tjetër dhe respekton edhe të tretin që është agnostik apo të katërtin, i cili nuk beson fare. Së fundi, por jo më me pak rëndësi, në partinë tonë do të dëshironim të aderojnë luftëtarët e lirisë, që pas lufte iu kanë kthyer punës; ata, që e kanë trajtuar luftën për Kosovën – larje borxhi, jo dhënje hua. Dhe, e di, këta njerëz janë shumica në Kosovë – prandaj, fitorja është e sigurt.
Kush nuk ka vend në partinë tonë?
Nuk ka vend për njerëz me profesionin “patriot”, nuk ka vend për njerëz të “çështjes”, nuk ka vend për heronj të rremë dhe nuk ka vend për doktorë shkencash që vetëm për shkencë nuk kanë lidhje. Nuk ka vend për horra, që na thonë se kanë të gjitha veset e problemet e kësaj dynjaje, por ama janë patriotë të mëdhenj. Nuk ka vend për rebelët e sotëm që bëhën jakëbardhët më të ftohtë të së nesërmes. Nuk do të ketë vend për nacionalistët ekstremë që nesër bëhën kozmopolitë të skajshëm. Dhe, sigurisht, se nuk ka vend për ata njerëz që sot i japin Kosovës pak për t’i marrë asaj nesër shumë. Por, nuk do të humbim shumë nga kjo klasë: ata janë pakicë në këtë vend.
Në partinë tonë nuk do të ketë fjalë të mëdha e as premtime astronomike. Nuk do të ketë madhështi false, nuk do të ketë fodullëk dhe krenari të tepruar sepse anëtarët e partisë sonë do të konsiderojnë se nuk i kemi punët për gjëra të tilla. Nuk do të ketë rrena, nuk do të ketë tregime heroike, por as nuk do të ketë inferioritet karrshi të tjerëve. Nuk do të ketë zogj mitikë që fluturojnë lart – do të ketë dallëndyshe të vockëla, që me këmbëngulje ndërtojnë çerdhet e tyre. Mbi të gjitha, në partinë tonë do të ketë njerëz që do të kenë dashuri. Dashuri për familjen, për rrethin, shoqërinë; dashuri për punën, progresin e zhvillimin ekonomik; dashuri për florën dhe faunën e Kosovës. Në këtë parti do të hyjnë njerëzit që kanë respekt dhe vlerësojnë çdo gur që është hedhur në kalanë e shtetësisë së Kosovës, jo ata titanë që mendojnë se historia fillon me ta dhe vetëm me ta.
Në mbledhjen konstituive, unë do të bëja diçka që asnjë politikan shqiptar ende nuk e ka bërë: nuk do ta ‘rregulloja” situatën që (as) të propozohesha në lidershipin e partisë. Edhepse autor i platformës, pas propozimit të atyre (i kam në mendje ata që edhe ju i keni në mendje – Kosova ka aq shumë njerëz të mirë dhe të ngritur, që janë ngulfatur nga totalitarizmi i mendjes), që do ta udhëheqin këtë parti, unë do të tërhiqesha. Do t’u thosha se nuk jam politikan dhe do t’i kthehesha punës gjatë ditës, librave gjatë mbrëmjes dhe në fundjavë do të kënaqesha me vesën mbi barin e gjelbër te shtëpia ime. Plot besim dhe i qetë, i ngrohur nga dielli i bekuar i Kosovës, do t’i dëgjoja zogjtë në këngën e tyre të përjetshme. I bindur se gjithçka ia vlen për Kosovën, me sytë e pushuar nga imazhet e sharlatanëve dhe me një libër afër, do ta shikoja djalin tim të vogël si ndjek fluturat në atë det gjelbërimi e qetësie.
Atëherë, do të ndihesha më rehat për ardhmërinë e tij. Atëherë do ta dija se ka ardhë liria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën
Jeta e re e Giovani Dos Santos: Nga krahasimi me Messin te biznesmen i naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët