Pronarët e Prishtinës
Se në Komunën e Prishtinës duhet të instalohen reforma të thella, dëshmojnë më së miri disa drejtorë drejtoratesh dhe ndërmarrjesh komunale, të cilët përveç që sillen si pronarë, tash ata e gëzojnë edhe statusin e “veteranit”
Ka disa vjet që disa nga drejtorët që udhëheqin me drejtorate dhe ndërmarrje komunale me rëndësi në Komunën e Prishtinës, tashmë nuk mund t’i quajmë vetëm drejtorë, por edhe pronarë të Prishtinës, pasi ata menaxhojnë me segmente të rëndësishme pashkëputshëm që nga paslufta e deri sot.
Kështu, drejtori i Drejtoratit të Administratës dhe Personelit në Komunën e Prishtinës, z. Halim Halimi këtë Drejtorat e udhëheq që nga tetori i vitit 2000. Gjatë njëmbëdhjetë viteve të menaxhimit të tij me këtë Drejtorat dhe për shkak të paaftësisë së tij menaxheriale, ende shohim tollovi para sporteleve të Komunës së Prishtinës dhe ende e kemi një administratë të pareformuar e cila funksionon njësoj si në vitet ’70-ta të shekullit të kaluar.
Drejtori i Drejtoratit të Administratës dhe Personelit në Komunën e Prishtinës, nuk ka ide se si ta udhëheqë Administratën në këtë Komunë, por që këtë post më shumë e gëzon për shkak të militantizmit dhe dëgjueshmërisë, se sa aftësisë për të menaxhuar me ketë Drejtorat me rëndësi për institucionin dhe qytetarët e Prishtinës.
Në këtë gjendje është edhe pronari tjetër i Drejtoratit për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal, z. Agim Dibrani, i cili po ashtu tash dhjetë vjet ushtron funksionin e drejtorit në Komunën e Prishtinës. Ai që nga viti 2000 e më pas ka udhëhequr edhe me Drejtoratin për Financa dhe Pronë. Për nivelin, përgjegjësinë dhe aftësinë e z. Dibrani për të menaxhuar me këtë Drejtorat dëshmojnë më së miri qindra çështje të pazgjidhura të pronave në kryeqytetin e Kosovës.
Pronar me rëndësi “strategjike” në Komunën e Prishtinës tash dhjetë vjet, përkatësisht që nga viti 2001 është edhe z. Ekrem Rexha, drejtor i Departamentit të Prokurimit. Edhe ky drejtor ka arritur që me strategji dhe taktikë të paparë t’i ndërrojë disa kryetarë dhe shefa ekzekutivë në Komunën e Prishtinës, por që në postin e drejtorit të Departamentit të Prokurimit, ai ka mbetur i palëkundur falë “gjindshmërisë” së tij, edhe përkundër asaj që ai tash disa muaj gjendet nën hetime.
Kush janë “veteranët” tjerë në Komunën e Prishtinës?
Plot shtatë vjet pronar i Drejtoratit për Kulturë, Rini e Sport ka qenë edhe z. Mustafë Halili, i cili për më tepër shquhet për akulturim të këtij Drejtorati se sa për avancime të fushave kulturore në kryeqytetin e Kosovës. Që të jemi korrekt, z. Halili edhe tash është “eminenca gri”, përkatësisht pronar i këtij Drejtorati, derisa drejtoresha aktuale znj. Vlora Dumoshi me “ndonjë përjashtim”, edhe nuk vendos asgjë në këtë Drejtorat.
Kur jemi te Drejtorati për Kulturë Rini e Sport në Komunën e Prishtinës, do theksuar se tash dhjetë vjet në postin e drejtorit të Teatrit “Dodona” në Prishtinë është z. Agim Selimi, i cili paralel me këtë është mësimdhënës edhe në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ndërsa angazhimin në Teatrin “Dodona” e ka për “honorar”. Duket që ky drejtor i pazëvendësueshëm ka kohë të mjaftueshme që të menaxhojë edhe me Teatrin “Dodona”, edhe të ligjërojë “suksesshëm” në Akademinë e Arteve.
Tash më shumë se tetë vjet në postin e drejtoreshës së Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Prishtinë është edhe znj. Teuta Musa. Kushdo që e njeh znj. Musa e di shumë mirë se ajo nuk disponon përgatitje që të udhëheqë me këtë Qendër, aq më pak me fëmijë.
Njësoj pronar disavjeçar i Teatrit të Kukullave “Dodona” në Prishtinë është edhe z. Valdet Rama. Ai tash dhjetë vjet e udhëheq këtë teatër dhe ka të ngjarë se në këtë post edhe do të pensionohet, i rehatuar shumë dhe i pacenuar nga askush!
Edhe në Drejtoratin e Arsimit, kemi shumë drejtorë shkollash, çerdhesh dhe institucionesh të tjera arsimore, që e kanë kaluar një e më shumë dekada si drejtorë të këtyre institucioneve arsimore me rëndësi dhe ka të ngjarë që me këto poste shumica prej tyre edhe të pensionohen. Të fillosh të numërosh se sa drejtorë shkollash i gëzojnë këto poste me vite të tëra lista është e gjatë, por këtë më së miri e dinë drejtuesit e Komunës së Prishtinës dhe qytetarët e saj.
Gjendje edhe më e keqe në ndërmarrjet komunale…
Gjendja edhe më e keqe është në ndërmarrjet komunale të Komunës së Prishtinës, pasi në këto ndërmarrje edhe profiti është më i madh. Dorën në zemër në këto ndërmarrje, edhe ekzibicionet taktiko-fitimprurëse janë më të mëdha. Le të marrim shembull Ndërmarrjen komunale Sport-Marketing, drejtor i së cilës është tash disa vjet z. Enver Rakovica. Në kuadër të kësaj ndërmarrjeje menaxhohen pishina në parkun nacional “Gërmia” në Prishtinë, si dhe Pushimorja për Fëmijë në Brezovicë. Që kur është ngritur kjo pishinë në vitet ’80-ta, në të nuk ka ndodhur asnjë investim serioz, ndërkohë që gjatë stinës së verës në kuadër të kësaj pishine inkasohen dhjetëra mijëra euro.
Asnjëherë nuk kemi patur rast të dëgjojmë se në Pushimoren e Fëmijëve në Brezovicë janë dërguar në mënyrë të organizuar fëmijët e komunës së Prishtinës, aq më pak për ndonjë fëmijë që është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbase kanë mundur të ndodhin, por informata të këtilla nga zyrtarët për informim të Komunës së Prishtinës nuk kemi patur asnjëherë..
Në radhën e “veteranëve” në cilësinë e drejtorit të Ndërmarrjes komunale “Tregu” në Prishtinë është edhe z. Hafiz Krasniqi. Edhe ai mbahet mend të jetë drejtor i kësaj ndërmarrjeje që nga viti 2000, ndërkohë që drejtor shumëvjeçar i Ndërmarrjes komunale “Hortikultura” është edhe z. Isak Rakovica.
Paradokset që ndodhin në Komunën e Prishtinës janë të çuditshme. Drejtoresha e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prishtinës, znj. Luljeta Çeku – Sokoli është drejtoreshë e re, por ajo po sillet edhe më pronare se sa gjithë drejtorët tjerë që i përmendëm më lartë. Ajo nuk jep leje ndërtimi tash disa muaj, nuk komunikon me askënd dhe për sigurinë e saj, Komuna e Prishtinës ka siguruar edhe roje para zyrës së saj! Dhjetëra studio projektuese, arkitektë dhe dhjetëra kompani ndërtimore janë në zgrip të ekzistencës dhe para falimentimit për shkak të tekeve të saj, e cila tashmë është edhe më e përkëdhelura në Komunën e Prishtinës…
Se në Komunën e Prishtinës duhet të instalohen reforma të thella, dëshmojnë më së miri këta drejtorë drejtoratesh dhe ndërmarrjesh komunale, të cilët përveç që sillen si pronarë, tash ata e gëzojnë edhe statusin e “veteranit” dhe duket se i kanë futur rrënjët aq thellë, sa tashmë janë të pacenuar nga askush. Këto reforma mund t’i bëj vetëm një njeri dhe ai është kryetari i Komunës së Prishtinës, dr. Isa Mustafa. Derisa ai nuk bën reforma në Komunën e Prishtinës, ai nuk mund të bëj reforma as në Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse modeli i qeverisjes në Komunën e Prishtinës po reflekton drejtpërdrejt edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Me një keqmenaxhim dhe afrim të njerëzve nga një rreth shumë i ngushtë afër vetes dhe duke i injoruar edhe përkrahësit më të mëdhenj që në zgjedhjet e fundit e ndihmuan që të vijë në krye të Komunës dhe të LDK-së, gjendja është e keqe çfarë është sot. Fundja dr. Isa Mustafa erdhi në krye të Komunës së Prishtinës dhe të LDK-së duke premtuar reforma, të cilat deri tash asnjëherë nuk i zbatoi në praktikë, gjithmonë duke e përsëritur sloganin se “Prishtinën do ta bëj qytet të të rinjve”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Dembele-2-780x439.jpg)
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/truedau-780x439.jpg)
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-780x439.png)
"Ky është mesazh, buzëkuqi dhe varësja janë elemente specifike" – Egli - Gjestit: Ma thuaj për kë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti