Boll mo! E kemi kuptuar lojën!
Mjaft mo se na ngulfatet! Nuk jemi shqiptarët e kohës së Esad Pashë Toptanit, ku “dum`babatë” luanin lehtë me ne. Ata na diktonin se si te mbathemi, se si te vishemi se si te flasim. Ata na i caktonin rrugët e jetës. Hoxhallarët e kohës së sotme duhet ta dinë ndryshimin me shqiptarët e përmendur më lartë dhe neve të sotmit, se ne dimë shkrim-lexim, se ne sot flasim shumë gjuhë të huaja, se edhe ne të tjerët dimë të shkruajmë dhe lexojmë edhe arabisht, përveç tjerash, nëse kjo është e rëndësishme.
Mos i keqinterpretoni gjërat, mos na ngulfatni. Na leni rehat në rrugën tonë që na e ka caktuar vetë perëndia. Rruga e jonë, ajo e trajektores së DIELLIT, është e vetmja rrugë që ne sot e dimë dhe mundemi, dhe do ta ndjekim. Mos na i pudrosni gjeneratat e reja me pluhurin e rrugës pa dalje. Kot e keni. Ne jemi ata që nuk do të lejojmë kthimin prapa, nuk do t’i lejojmë askujt që të na pengon në rritjen e miqësisë me Evropën. Evropa jemi ne.
Ne shqiptarët myslimanë kemi praktikuar ato pak rite të mbetura nga okupimi shumëshekullor turko-mysliman dhe jemi ballafaquar me problemet e vërteta të jetës, qoftë për një mbijetesë apo një jetë më të mirë. Vlerësimi i të huajve ishte se jemi “myslimanë të lehtë”. Por, çfarë u mendua kur na quajtën “myslimanë të lehtë”? Evropa na donë vetëm kështu. E edhe ne e duam Evropën ashtu si është.
Qëllimi i shkrimit tim është që ata që duan ta mësojnë të vërtetën mbi vellot, shamitë, perçet, ferexhenë dhe “havalen” dhe në përgjithësi fshehjen e femrës nga “sytë e botës”. Qëllimi shumë i pastër pa kurrfarë tentimi të ç`vlerësimit të feve. Ato (fetë) le të vazhdojnë me qenë. Ato le të punojnë për ata që duan, por pa kurrfarë imponimi ligjor për të tjerët.
Jam konsultuar me një literaturë të shëndoshë nga burimet arabe dhe çdo fjali që e përmendi në tekstin e mëposhtëm e ka burimin e shkruar prej nga është shkëputur. Do i përmendi termet arabe për mbulesë të femrës të cilat po keqpërdoren nga ata që po iu shkon për shtati: hijâb (higjab); jilbâb (gjilbab); khimâr ( himar);
Çka thotë libri i shenjtë për vellon? Asgjë. Bile asgjë. Kurrkund nuk përmendet koka e femrës. Fjala “flokët” (sha`ar) aty nuk gjendet fare. Zoti nuk thotë asgjë as për mbulimin e as për zbulimin e flokëve. Nuk ishte qëllimi i ardhjes së Kur`anit që t’i mësoj njerëzit se si të vishen. Fjala vello, me qëllimin se si i ipet sot, nuk është pjesë e fjalorit dhe porosive kuranore. Velloja është një “krijesë” e shariatit.
Kurani dhe Hijab-i
Nga historia dhe origjina, bartja e Hijabit është institucionalizuar nga “Sharia”, ligji fetar i Islamit. Hijabi është i ndërlidhur vetëm me dy vargje të Kuranit, dhe iu është imponuar myslimanëve. Fjala është për vargjet 24:30, 31, 33:59.
1. Surja: Nuur (Drita),vargjet 30-31.
Kurani i paraqet principet e ligjit të thjeshtësisë (modestisë) në kapitullin24 (Nuur) Drita- thjeshtësia iu përshkruhet si myslimanëve ashtu edhe myslimaneve: “Thuaju besimtarëve që të largojnë shikimin që të ruajnë dëlirësinë, dhe t’i hedhin vello mbi gjoksin e gjinjtë e tyre… Allahu është i sigurt, njohës shumë i mirë se çka ata bëjnë”…30,31.
Sipas vargjeve të mësipërme, myslimani duhet të vishet si i ka hije njeriut në mënyrë të thjeshtë. Pra nuk parashihet asnjë ndalesë e as dënim për femrat e shpluara. (e përkthyer dhe e shpjeguar nga Muhammad Asad, Mesazhet e Kur`anit (Dar el- Andalus 1984). Himari, dhe përdorimi i tij shërben për të mbuluar gjoksin lakuriq të femrës së kohës dhe që “gjoksi nuk është që pa tjetër duhet të shihet”.
2- Surja 59 ( Al Ahzab) vargjet 58-59
“Bartje e hijabit në urdhrin e dytë të Koranit”. Sipas tij në atë kohë si femrat ashtu edhe meshkujt binin pre e provokimeve dhe shkeljeve morale. Nëse femra myslimane duhej të veshte një pelerinë të madhe, kur dilte nga shtëpia, arsyeja ishte që të mos ngacmon me pamjen e saj dhe të sulmohet.
Bartja e vellos, hijabit nuk është urdhër kuranik. (Ibrahim B. Sayed “ Women in Islam : Hijab (Islamic Reaserch Fondation International ,1998)
Kurse, Zonja Nazira Zin al-Din në Al Sufur Wa`l-hijab (Beirut, Quzma Publication) shkruan “Moraliteti im dhe vetëdija ime pa njolla është më e vlershme se sa bartja e mbulesës. Asgjë e mirë nuk duhet të pritet nga pamja (dukja) e jashtme, të gjitha të mirat dhe virtytet qëndrojnë ne brendinë time”.
Bartja e mbulesës së femrës është bërë sot në disa vende një dëshirë politike, një teatralizim i dëshirës për të qenë e lirë. Krejt se çka mendojmë për femrën të mbështjellët apo jo, në Kur’an nuk gjendet asnjë përshkrim i tillë.
Hijabi dhe injoranca është mbështjellësi që e mbulon zemrën, dhe e pengon kërkimin e së vërtetës për të pasur qasje në bashkim me Zotin dhe që e pengon njohjen e fshehtësisë së brendshme. Atributet dhe sjelljet tona negative si egocetrizmi, lakmia, materializmi, egoizmi, dëshira, kërkesat tona dhe shfrytëzimi i kufizuar i vetvetes si një mbulojë e trashë do të pengon dritën e shenjtë të Zotit të ndriçon zemrat tona. Me këtë rast ne e injorojmë të vërtetën,unin tonë të vërtetë dhe mbesim në kufirin me pamjen e së të vërtetës. Sipas Kur`anit ,”velloja dhe terri është në sytë e të padijshmit, të largojmë mosdijen e të ballafaqohemi më të vërtetën”.
Hijabi – mbulesë e brendshme shpirtërore
Emri “Hijab ( Higjab) në Kur`an vetëm 7 herë përmendet, pesë prej tyre si “Hijab” dhe dy herë si “Hijaban”. Shihni 7:46, 17:45 , 19: 17 , 33:53 , 38:32 , 41: 5 , 42 :51. Asnjëherë fjala “Hijab” nuk është përdorur ,si po na thuhet sot nga të pangopshmit në lidhje “me kodin e veshjes së femrës muslimane. Velloja apo hijabi në Kuran nuk ka të bëj aspak me ligjet e veshjes së femrës, bile as asaj arabe.
Sot, krejt kjo është për të vendosur diktaturat në shtetet e caktuara të botës, për të krijuar një kundërsulm nga të moderuarit e për të pasur alibi për shtrirje të tyre. S`ka aspak të bëj me Islamin e vërtetë.
Dr. Tarik Suwaidan thotë: “Në shumë vende arabe tradita e moçme ka rifilluar të praktikohet. Nëse e hedhim një vështrim të thellë për atë që ishte praktikuar në shekullin e 7-të, ne do të shohim shumë qartë “në shtëpitë e kohës nuk kishte mure dhe duhej të viheshin perde për tu ndarë burrat nga gratë, dhe se ato gra myslimane nuk duheshin të bashkëbisedonin me burrat dhe të qëndronin të ndara pas një perdeje…”
Pavarësisht nga pohimet e eruditëve (dijetarëve) konservatorë, nuk ka asnjë bazë në “Librin e Shenjtë” për mbështjelljen e femrave si gjë të obligueshme, por përpjekja e tyre është një sulm i tërthorë në imponimin torturues ndaj suverenitetit të grave, dhe se të gjitha autoritetet e pavarura e vërtetojnë se nuk ka asnjë bazë për këto urdhëresa kufizuese. Përveç kësaj, ideja se Perëndia apo al-Llâh i preferon gratë e mbuluara ose që trupi i grave është awra, vjen ngase gratë duhen të jenë të mbrojtura ndaj sulmit të burrave dhe shoqërisë imorale, kurse hijabi është i rremë dhe vetëm për të penguar qasjen e gruas në pavarësinë arsimore, sociale dhe politike.
Kurse në tokat mbarëshqiptare, qëllimet shihen prej kozmosit dhe janë të qarta: lufta për pushtet dhe përkushtimi për të dërguar në vend porosinë e porositësve. Shkolla është një vend i formimit e i edukimit të qytetarëve të rinj për t`i përgatitur të jetojnë në një shoqëri laike me respekt të lirisë fetare. Në shkollat tona në Kosovë ka katolikë, myslimanë, protestat, ortodoks, të padeklaruar, ata janë aty të jetojnë si njerëz të lirë në të gjitha pikëpamjet fetare. Në Kosovë, bartja e shamisë u imponohet vajzave të reja, qoftë nga familja, qoftë nga bashkëfetarët. Ajo shpreh një përulje jo ndaj Perëndisë, por ndaj presionit të rrethit. Bartja e shamisë në Kosovë shpreh manifestimin e një integrizmi fetar e që është i rrezikshëm për ne, pasi këtu jemi edhe jomyslimanët të një kombi, gjuhe dhe historie.
Stigmatizimi i femrës myslimane në Kosovë është një fenomen i ri i shfaqur pas luftës së fundit dhe debati lidhur me shaminë islamike i ka dhënë shoqërisë një dimension të ri.
Boll mo! E kemi kuptuar lojën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Dembele-2-780x439.jpg)
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/truedau-780x439.jpg)
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-780x439.png)
"Ky është mesazh, buzëkuqi dhe varësja janë elemente specifike" – Egli - Gjestit: Ma thuaj për kë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti