Jo edukimit fetar në shkolla publike!
Tentimi i Qeverisë së Kosovës për futjen e edukatës fetare ne shkolla parainiversitare, është një përpjekje e pamenduar dhe shumë e rrezikshme në kontekstin e gjendjes nëpër të cilën jetojmë si shtet i brishtë dhe si komb me tendosje të brendshme. Kjo është një përpjekje klandestine e qeverisë, e cila pa ndonjë debat publik, ashtu siç ndodh në shoqëritë perëndimore, vendos për një çështje kaq madhore për vendin.
Kosova është një shtet shumë i ri, andaj prioritet e saj nuk janë debatet ndërfetare, por forcimi i shtetit, që t’i jepet fizionomia reale shtetit. Ne kemi nevoje më shumë për zbatimin e ligjeve dhe për një sistem shkollor funksional. Në këtë aspekt, e fundit do të ishte në listën e gjatë të sfidave për krijimin e një shteti funksional, edukimi fetar, i cili është një formulim krejtësisht i pakuptimtë. Po, çka kuptohet me edukim fetar? A din kush se çka do të thotë kjo, përveç se një përpjekje e qarqeve ekstreme islamike, në krye me Partinë e Drejtësisë dhe përkrahur nga Partia Demokratike, që duan ta destabilizojnë shoqërinë nga brenda.
Unë që jam rritur dhe shkolluar në Perëndim, këtë frazë nuk e kam dëgjuar të përdorët ndokund në shtet normale. Kjo për faktin se edukimin fetar, nuk duhet ta jap shkolla, por familja, kishat, xhamia, sinagoga dhe objektet tjera fetare. Kjo është përpjekje fundamentaliste dhe aspak në kuadër të nevojave për arsimimin e shoqërisë.
Duke qenë e rritur dhe shkolluar ne Suedi, kam mësuar lëndën religjion, si lëndë në të cilën mësohen të gjitha fetë botërore, duke ja filluar nga feja e parë, Hinduismi, pastaj Budizmi dhe fetë monitoiste Judaizmi, Krishterimi – katolicizmi, ortodoksizmi, protestanizmi, Islami- sunni dhe shia, dhe duke përfunduar me sektet e ndryshme të mëvonshme. Ky model është informues dhe jep të dhëna të mjaftueshme mbi normat dhe parimet e feve, por nuk e edukon nxënësin sesi duhet femra të mbulohet në moshë të njomë, apo pse vetëm kjo fe na qenka e pastër?
Unë, ashtu sikurse çdo i edukuar në sistemin suedez, ndjehem shume e privilegjuar në këtë shoqëri shqiptare, ngase kemi dituri solide për të gjitha religjionet botërore. E për këtë, duhet të falënderohet sistemi shkollor suedez, i cili ju jap gjeneratave të tëra informacion të paindoktrinuar dhe llojllojshmëri, nëpërmjet teksteve profesionale dhe natyrisht nëpërmjet pedagogëve të arsimuar në lëndën e religjionit.
Është shqetësuese lejimi i edukimit fetar nëpër shkolla shqipe në Kosovë. Askush nuk e din se si është e paramenduar ky edukim, kur dihet se tendencat për ta fut fenë në shkolla në mënyrë klandestine, vinë në mënyrë të njëanshme nga qarqet islame në Kosovë, për të cilën nuk pajtohen katolikët, protestant dhe shumë qytetarë agnostik, ateist e të tjerë në Kosovë. Kosova nuk ka pedagogë të arsimuar në lëndë tjera, e le më në këtë fushë. Nëse futen hoxhallarët a priftërinjtë në shkolla, kjo do ta lëndonte rëndë arsimin në Kosovë dhe do të krijonte tensione të paparashikuara, kur dihet fakti se shoqëria Kosovës është heterogjene fetarisht dhe me një histori specifike.
Pra, shqetësimi tjetër ndërlidhet me faktin se jemi komb i rrallë që përfaqësohem ne tri fe. Sido të edukon këta të rinj dhe ku do të mbetet kombi? A do të provokohet urrejtja ndërfetare mes shqiptarëve me këtë veprim qyqar të qeverisë? Mendja më thotë se po. Ne jemi duke krijuar një shtet të ri dhe çdo ditë e më shume e shohim se çfarë rreziku ka tek ne nga problemet e identitetit shqiptar dhe atë fetarë.
Prandaj, ne nuk jemi të gatshëm për këtë edukim fetar, siç po kërkohet, sepse as që ka pasur fare debat publikë, e as nuk ka dhe nuk do të ketë Kosova pedagogë në këtë fushë së paku për disa vite.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, ne jemi shtet laik dhe për çfarë arsye do të lejonte Qeveria e Kosovës mbajtjen e lëndës fetare nëpër shkolla, në të cilën hoxhallarët do t’ i edukonin fëmijët mysliman, ndërsa katolikët, protestant dhe të tjerët do ta refuzonin një gjë të tillë? Kjo nuk i ngjan shtetit laik, por një shtetit religjiozë, themelet e së cilit mund të rrënohen keq. Kosova nuk duhet të ketë dilema në rrugëtimet e saj drejtë oksidentit, ndryshe, e ardhmja e tij nuk do të jetë prosperuese.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-780x439.png)
"Ky është mesazh, buzëkuqi dhe varësja janë elemente specifike" – Egli - Gjestit: Ma thuaj për kë
![Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-usaid-780x439.jpg)
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it
![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/novi-sad-1-780x439.jpg)
Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti