Vetëvendosja në folenë e vet
Nuk mund ta kesh shtetin nëse nuk e ke qytetari. Qytetari i Kosovës sot, mungon. Ai/ajo vazhdimisht mbetet duke u sorollatur poshtë e lartë, pa synim, pa qëllim, pa orientim, pa busull. Qytetari i Kosovës sot ka nevojë të dijë që jeta zhvillohet përtej pasurisë materiale. Qytetari i Kosovës duhet të jetë i vëmendshëm që ky shtet u takon të gjithë qytetarëve të saj e jo vetëm politikanëve dhe familjeve të tyre që përfitojnë nga tenderët, punësimet dhe përfitimet tjera të vjela nga buxheti i Kosovës dhe sistemi qeverisës. Jeta zhvillohet përtej një veture, një banese a shtëpie dhe nja 2-3 ari truall.
Kjo lloj, nëse doni, ideologjie ka munguar dhe vazhdon të mungojë në Kosovë. Për disa, jeta është kthyer në biznes, në marrëdhënie biznesi. Bile, askush as nuk të ofrohet as fizikisht nëse e di që nuk ka ndonjë përfitim material ose nuk të sheh si investim. Sot është vështirë ta bindësh qytetarin që kjo situatë politike në Kosovë, ose ky projekt politik, është i dëmshëm, se kjo qasje ta han dheun nën këmbë.
Lëvizja Vetëvendosje, si nismë qytetare, duhet të jetë mënyrë dhe formë që qytetari t’i kthehet jetës normale. Vetëvendosje tashmë e ka bindur qytetarin dhe qytetaren e Kosovës që kjo situatë politike në Kosovë, ose ky projekt politik, është i ndërrueshëm. Qytetarit të Kosovës duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehet jeta, duhet t’i kthehet Kosova. Sepse Kosova është e krejt qytetarëve të vet, se në të kemi hise të gjithë, se Kosova nuk është vetëm pronë e politikanëve dhe e familjeve të tyre. Dhe ky është themeli dhe sovrani i shtetit tonë, Kosovës, dhe kjo është nisma e Vetëvendosjes.
Qytetari dhe qytetarja e Kosovës duhet të kujdeset për Kosovën më mirë se politikanët për të. Vetëvendosja duhet të jetë rrugë përmes së cilës do të ndizet ai patriotizmi i brendshëm që ekziston dhe ende nuk është fikur te secili qytetar dhe qytetare. Qytetari dhe qytetarja e Kosovës duhet të ketë vëmendjen se të gjithë, amerikanët, francezët, gjermanët, afrikanët, etj, vijnë dhe shkojnë ndërsa ai dhe ajo mbetet në Kosovë. Qytetari dhe qytetarja e Kosovës duhet të dijë që nuk ka Kosovë tjetër, as në SHBA. Sepse kjo është fara e qytetarisë, e patriotizmit dhe e demokracisë, pra, nga këtu ngritët dhe shpërndahet demokracia si rregullim i brendshëm politik në të cilin Vetëvendosja beson.
Vetëvendosje po niset nga aty ku takon, nga qytetari. Vetëvendosja duhet t’i kthehet qytetarit, edhe në formë të nismës politike zgjedhore, sepse qytetari dhe qytetarja e Kosovës sot është i vetëm, e vetmuar. Vetëvendosja duhet të ndërrojë realitetin në Kosovë, realitetin shoqëror, ekonomik dhe politik. Vetëvendosja duhet të instalojë demokracinë si sistem politik shoqëror. Vetëvendosja do t’i tregojë qytetarit dhe qytetares së Kosovës kjo Nismë është mënyrë, rrugë dhe mjet për zgjidhjen e problemeve. Qytetari dhe Vetëvendosja do të jenë këmbëngulëse gjithmonë duke e pasur parasysh mirëqenien e kësaj shoqërie dhe këtij shteti.
Dihet ajo lufta midis së mirës dhe së keqes. Përderisa e keqja e dinë se çfarë dëshiron (është e keqe dhe e lufton të mirën), shpesh filozofët pyesin: çka pas luftës kundër korrupsionit? Në fakt, asgjë. E mira ekziston për ta luftuar dhe për ta parandaluar të keqen. Kjo është e tëra. Kjo është lufta e përjetshme që e bën e mira. Sepse duke luftuar dhe punuar kundër së keqes i hapet mundësia të mirës. Pra, e mira e Kosovës është qytetari i Kosovës ndërsa e keqja e Kosovës është politikani i vet aktual, ndërsa nisma Vetëvendosje do të jetë mjet përmes së cilës qytetari dhe qytetarja e lufton të keqen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker