Shteti funksionon sikurse trupi i njeriut
Kur trupi i njeriut shikohet nga jashtë, aty nuk do të shihet asgjë që tërheq vëmendjen. Nejse, po flas për ndërtimin fizik duke mos marr parasysh tërheqjen seksuale. Biologjia na e mëson (nëse nuk e kam harruar) që trupi i njeriut i ka rreth 200 eshtra dhe që secili është i lidhur me njëri-tjetrin. E nga ato eshtra përbëhet trupi i njeriut, pra nga koka, qafa, krahët, brinjët, duart, gishtat, këmbët, etj, si ndërtim tërësor. Në këtë kuptim, njeriut i duhen jo më pak se 200 eshtra vetëm për t’u çuar në këmbë. Dua të them, secili asht është i ndërlidhur me ashtin tjetër.
Esenca është se eshtrat nuk mund të funksionojnë pa njëra-tjetrën. Pastaj, vjen zemra, mushkëritë, gjaku dhe krejt përbërja tjetër biologjike-organike. E as këto nuk funksionojnë pa njëra-tjetrën. Nëse diçka mungon atëherë trupi i njeriut ose vdes ose merr cilësimin si trup me aftësi të kufizuara, që nuk funksionon normalisht, që i duhet diçka nga jashtë si ndihmë për të funksionuar në dukje normale.
Dua të them, ka shkencëtarë që vijnë në formë të shkrimtarëve, filozofëve, gazetarëve, fizikanëve, etj., që sjellin teori të ndryshme për mënyrën se si funksionon shteti. Esenca e diskutimit të tyre ka qenë dhe mbetet tema se si t’u bëhet çarja këtyre qenieve shoqërore të dallueshme gjuhësore-kulturore që quhen njerëz që të jetojnë edhe mirë mes vete edhe më të tjerët, me njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë, kjo është esenca dhe bërthama e të gjitha ideologjive politike, qasjeve dhe e ndërtimeve të politikave qeverisëse kudo në botë.
Duke shmangur argumentin se përgjatë këtij diskutimi dhe diskursi gjithmonë kanë depërtuar teori që çojnë në korrupsion fillimisht kulturor e pastaj edhe financiar, një gjë tashmë është e sigurt: se shteti funksionon sikurse trupi i njeriut, si trup i gjallë organik.
Tashti, nëse shikohet si organizim strukturor e administrativ, Kosova del t’i ketë të gjitha përbërjet biologjike-organike për të funksionuar normalisht si shtet. Parimisht, asaj nuk i mungon asgjë. Ajo ka presidencë, qeveri, kuvend e kuvende komunale, polici, gjyqësi, medie, rrugë, arsimim, shëndetësi, tokë bujqësore dhe të gjitha të tjerat të nevojshme për funksionim normal të një shteti.
Por, çka është ajo që po e çon Kosovën vazhdimisht në komprementim intelektual dhe material-financiar? Sipas meje, përgjigja është tek truri, përkatësisht, mënyra se si funksionon ai tru. Kur shikohet se si funksionon, truri i Kosovës del të ketë nevojë për freskim, pra del që truri i Kosovës të ketë nevojë për ndryshime në mënyrën se si mendon. Për të ndryshuar këtë mënyrë mendimi e mentaliteti, truri i saj duhet të ndërrojë qasjen. E për të ndryshuar qasjen, truri i Kosovës ka nevojë për arsimim tjetër, për arsimim ku e gjithë shoqëria kosovare, pa marr parasysh dallimet gjinore, fisnore, etnike e arsimore, do të ishin të barabartë ose do të kishin mundësi të barabarta, përderisa nuk shkelet ligji, përderisa nuk dëmtohet tjetri që është afër.
Dua të them, që prej themelimit të vet, Qeveria e Kosovës, si truri i Kosovës, duhet vazhdimisht ta luftojë qasjen konfliktuale në secilin vendim të vet. Ky konfliktualitet edhe pse ende nuk është përhapur në kuadrin fizik, duhet të luftohet sepse po e bën Kosovën shtet jofunksional. Qeveria e Kosovës duhet ta luftojë përjashtimin në secilën politikë të saj administrative, sidomos në ato politika të pashkruara. Ajo duhet ta dijë që edhe prishtinasit janë pjesë e Kosovës, nëse jo pjesë vitale e saj. Në këtë kuptim, Qeveria e Kosovës duhet të gjejë dhe të eliminojë burimet administrative që po krijojnë konflikt dhe ndasi me nesh. Sipas meje, kjo është esenca dhe bërthama e të gjitha ideologjive politike, e qasjeve dhe e ndërtimeve të politikave qeverisëse kudo në botë – gjetja dhe luftimi i dallimeve që çojnë në komprementimin e trurit dhe pastaj në korrupsion material e financiar.
Qeveria e Kosovës duhet të instalojë një antivirus në sistemin e saj qeverisës në mënyrë që truri i saj të funksionojë normalisht. I tërë sistemi kompjuterik bie në kolaps nëse nuk e ka pjesë përbërëse sistemin antivirus ose kundër virus. Virusët e Qeverisë së Kosovës duhet të përfundojnë në Dubravë dhe duhet t’u konfiskohet pasuria materiale e financiare. Në këtë kuadër, Dubrava është shprehje për karantinë, izolim (Quarantine) para se ata të largohen nga sistemi qeverisës, pa marr parasysh se cila parti politike është në pushtet. Sepse shteti ndryshe nuk funksionon. Ose më nuk është dhe quhet shtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker