Të zëvendësohen edhe Fatmir Limaj e Skënder Hyseni
PTK
Po i shohim disa reklama, jo disa, për çdo ditë e për çdo natë, të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK) nëpër medie. Për ato reklama, derdhen miliona e miliona euro çdo ditë, çdo javë, çdo muaj e çdo vit. Tashti, reklamimi i PTK-së nëpër mediet e Kosovës me arsyen se po ndihmon mediet e Kosovës, nuk është i saktë. Kjo është e barasvlershme sikur Procredit Bank të thoshte që po reklamon në mediet e Kosovës për t’i ndihmuar ato financiarisht. Por, për Procredit Bank në ndonjë rast tjetër.
Mënyra se si reklamohet PTK para publiku nëpërmjet medieve është thuaja PTK të mos jetë e Kosovës, por një kompani e huaj që reklamon biznesin e vet këtu. Ose, thuaja është PTK ajo që investon në Kosovë në rrugë, në shkolla, rroga të shërbyesve civilë, e kështu me radhë. Reklamohen vazhdimisht punonjësit e PTK dhe në fund reklamat përfundojnë me pamjen e menaxherit të saj. Pastaj, sloganet si “Vala është e Kosovës”, ose “PTK është më e suksesshme në rajon” dalin si slogane sterile, pa atribute e domethënie.
Dua të them, as “Vala” e as PTK si e tillë nuk janë as firma e as kompani private. Bile, as njëra e as tjetra nuk janë as firma e kompani, pra biznese që veprojnë edhe në vende të tjera të botës. “Vala” dhe PTK, si e tillë, janë biznese publike, ato funksionojnë vetëm në Kosovë dhe vjelin të holla vetëm nga qytetarët e Kosovës. Paratë për reklamat e “Vala” dhe PTK janë para të qytetarëve të Kosovës, e jo të vjela jashtë Kosove. “Vala”dhe PTK ushqehen dhe veprojnë me paratë e qytetarëve të Kosovës.
PTK dhe kompanitë publike
Këtu është esenca e krejt kompanive publike që udhëhiqen privatisht në Kosovë, PTK, Aeroporti i Prishtinës, KEK, Termokosi, RTK, Ujësjellësi “Prishtina”, e të tjera. Se ato financohen nga qytetarët e Kosovës (në mënyra të ndryshme), ndërsa u reklamohen po ashtu qytetarëve të Kosovës (në mënyra të ndryshme) thuaja të jenë investim i huaj në Kosovë ose investim privat dhe i suksesshëm.
Prodhimet ose produktet e PTK, Aeroportit të Prishtinës, KEK-ut, Ujësjellësit, Termokosit dhe të tjera, janë prodhime të qytetarëve të Kosovës dhe ato i takojnë qytetarëve të Kosovës, por që do të duhej të menaxhoheshin nga një strukturë e caktuar qeveritare ose nëpërmjet rregullave të caktuara qeveritare. P.sh, rryma në Kosovë (thëngjilli dhe KEK-u si tërësi) është pronë e qytetarëve të Kosovës, e jo e menaxhmentit të KEK-ut. Edhe uji është prodhim në pronësi të qytetarëve të Kosovës, e jo në pronësi të Ujësjellësit “Prishtina”. Edhe PTK, RTK janë në pronësi të qytetarëve të Kosovës. Pra, prodhimet e ofruara nga këto kompani janë të gatshme në natyrë (dhe tek Zoti) ndërsa na shiten sikurse ato të mos jenë prodhime tona, sikur ato prodhime të ishin në pronësi të kompanive përkatëse ose sikur ato të ishin importuar nga jashtë.
Paramendojeni situatën kur menaxheri i “Vala”, pra i PTK-së, të dilte në televizor dhe të thoshte se pa të nuk do të kishte “Vala” fare, se Kosova nuk do të kishte telefoni as mobile e as fikse hiq. Paramendojeni situatën kur menaxheri i KEK-ut, i Ujësjellësit, i Termokosit ose edhe i RTK-së dhe të tjerë, të dilnin në televizor e të reklamoheshin se pa ta nuk do të kishte as rrymë, as ujë, as ngrohje qendrore, as medie të lira, e kështu me radhë.
“Vala” dhe kompanitë tjera na rrjepin xhepin
A e keni vërejtur se një minutë në “Vala” nuk zgjatë 60 sekonda, por diku vetëm dy sekonda? Vetëm një “alo” dhe ti ke 8 centë me pak në celularin tënd, e nëse vazhdon me “si je” ti ke 20 centë më pak në celularin tënd. Fatura e Ujësjellësit, Termokosit dhe e KEK-ut është faturë e fryrë. Asnjëra nga ato fatura nuk paraqet gjendjen reale në terren, gjendjen e shpenzimeve dhe harxhimeve.
Termokosi ta sjellë faturën në derë të shtëpisë pa pasur ngrohje fare, fatura e Ujësjellësit “Prishtina” para vitit 1999 ishte 2 euro ndërsa tash e dhjetë vjet është gjithmonë mbi 10 euro, ndërsa fatura e KEK-ut i përfshin edhe lagjet e tjera anembanë Kosove që nuk paguajnë rrymë. Bile, KEK-u faturon edhe energjinë e përdorur gjatë kyçjes dhe shkyçjes së ndërprerësit elektrik.
Lejet e lehta për ngasje dhe terrori në rrugë
Shumica e aksidenteve fatale që ndodhin nëpër rrugët e Kosovës ndodhin për shkak të “pakujdesisë” së ngasësit të automjetit. Nuk e di si ta them këtë por statistikat (edhe pse të papublikuara për opinion) tregojnë që ngasësit e automjeteve dalin në korsenë (ose trakën) e kundërt me atë që duhet të ngitet automjeti. Kushdo që qëllon në atë moment në rrugë, do të shkelet dhe do të përfundojë në morg. E ajo që ngjan pastaj është edhe më trishtuese – ngasësit nuk i merret as leja e ngasjes, e as nuk dënohet. Ai/ajo do të vazhdojë të nget automjetin nëpër rrugët e Kosovës.
Duhet thënë që secili aksident fatal dhe jofatal nëpër rrugët e Kosovës, e që po ndodhin gati për çdo ditë, është keqadministrim i lëshimit dhe i marrjes së lejes për ngasje, është keqqeverisje institucionale.
Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni
A ka dikush ndonjë arsye a shpjegim racional-logjik se pse e kemi Skënder Hysenin ministër të Jashtëm të Kosovës? Sepse është llapjan, sepse e ka të mbaruar fakultetin e gjuhës angleze, sepse është i shkurtër, sepse është biond, sepse vjen nga LDK, sepse nuk patëm kë ta caktojmë aty, ose sepse ishte gjendje emergjente?
Skandali i fundit ku shteti i Zvicrës çohet dhe vet na informon se nga data e caktuar nuk do të ketë më pensione e shtesa fëmijësh për punëtorët kosovarë atje, është tregues i qartë se edhe kjo ministri (pa përjashtim) përfshihet nga skandale të përditshme të llojeve, natyrave e formave të ndryshme. Skënder Hyseni dhe ekipi i tij i ngushtë e i gjerë duket që ende se kanë kuptuar që Ministria e Punëve të Jashtme nuk është vetëm për njohjen e Kosovës.
Skandali inteligjent në RTK
Ose, një skandal tjetër në shoqërinë tonë (i radhës), por mjaft inteligjent, pasqyrohet nëpërmjet Radio dhe Televizionit të Kosovës (RTK), përmes konkursit për kryeredaktor të televizionit. Siç shkruan aty,” në bazë të Ligjit të RTK-së, Kryeredaktor i Televizionit të Kosovës nuk mund të emërohet personi i cili është i/e punësuar në shërbimin civil të Kosovës, ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri viteve të fundit”, dhe nja dy kërkesa të tjera.
Vetë fakti që aty shkruan se kryeredaktor i televizionit të Kosovës nuk mund të emërohet personi i cili është i/e punësuar në shërbimin civil të Kosovës, e bënë këtë konkurs të jetë përjashtues, pra racist. Kështu, për ata që nuk e dinë e që duan ta dinë, kjo është logjika, qasja dhe gjuha e përjashtimit, pra e racizmit, sepse një mase të caktuar të njerëzve u parandalohet konkurrimi. Veç tjerash, duhet t’i bëhet me dije drejtorit të Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi, që konkurset po i dalin me përplot gabime elementare gjuhësore. Në fakt, ky konkurs, kaq i thjeshtë dhe i pafajshëm, tregon që edhe pas largimit të Agim Zatriqit, aty të mos ketë ndryshuar asgjë.
Ndërmarrje e përbashkët kriminale?
Kjo gjendje në Kosovë është e barasvlershme me hajni, kjo gjendje në Kosovë është e barasvlershme me korrupsion, kjo gjendje në Kosovë është e barasvlershme me krim institucional. Nuk është çudi pastaj përdorimi i togfjalëshit “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, sepse është gjendja e tillë reale në terren. Nuk po them që Qeveria e Kosovës të jetë e përfshirë në këtë gjendje, por gjërat po ndodhin para syve të saj e ajo nuk po ndërmerr asgjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker