LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në sportin kosovar, arrestohen 12 persona

Rrahje në sportin kosovar, arrestohen 12 persona

Në ndeshjen hendbollistike mes klubit “Kastrioti”, nga Ferizaj dhe klubit “Kosova” nga Vushtrria, ka ardhur deri tek një përleshje fizike ndërmjet tifozëve të dy klubeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 të mërkurën, në palestrën sportive “Karagaq” në Pejë, aty edhe ku po zhvillohej ndeshja.

Në përleshje, ashtu siç njofton Policia, kanë qenë të përfshirë rreth 30 persona, që 12 prej atyre Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë.

Pas intervistimit, gjashtë nga ta janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit. E nga kjo përleshje, nuk është shpëtuar pa pasur lëndime.


“Gjatë përleshjes lëndime trupore kanë marrë 3(tre)persona shtetas të Kosovës, Launor.I.(1994) nga komuna e Ferizajt, Vesel Th.(1986) nga komuna e Ferizajt,dhe Ahmet H.(1990) nga komuna e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj janë liruar për në shtëpi. /KP/Telegrafi/