LAJMI I FUNDIT:

Nga 5 deri në 20 euro biletat për miqësoren kundër Turqisë

Nga 5 deri në 20 euro biletat për miqësoren kundër Turqisë

Sa më i fortë kundërshtari, aq më të shtrenjta do të jenë edhe biletat. Kështu, për dallim nga miqësorja historike me Haitin, takimi i ardhshëm me Turqinë, do t’iu kushtojë më shumë atyre që vendosin të ndjekin në stadium. Kështu, bileta më e shtrenjtë do të jetë 20 euro, përgjysmë më shtrenjtë se ajo me Haitin.

“Biletat për me Turqinë do të dalin në shitje 2-3 ditë para ndeshjes, kurse çmimet pritet të jenë 20 euro, 15, 10 dhe për tribunat e Veriut dhe Jugut nga 5 e 7 euro”, deklaroi për Arenën, Agron Selimi, menaxher i Kompanisë ‘AS Art Events’, e cila do të bëjë organizimin e ndeshjes. Kosovë – Turqi, zhvillohet më 21 maj në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës.

Katër ditë pas Turqisë, Kosovë sfidon Senegalin në Gjenevë të Zvicrës. Meqenëse, tifozët do të jenë më shumë nga diaspora, atëherë edhe çmimi i biletave do të jetë më i shtrenjtë. Kështu, një biletë do të shkojë deri në 75 frëng ose 61 euro.

“Me Senegalin biletat kanë dalë në shitje. Ato janë nga 15 frëng (12 euro) e deri në 75 frëng (61 euro)”, shtoi Selimi. Biletat ‘online’ kanë dalë në shitje edhe në uebfaqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (ffk-kosova.com), si dhe në uebfaqen http://www.ticketcorner.ch/. Dyert e stadiumit do të hapen në ora 15:30, kurse ndeshja nis në 17:00. /Arena/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori