LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi uron FPK për pranim në Konfederatën Botërore

Krasniqi uron FPK për pranim në Konfederatën Botërore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi të hënën ka pritur në një takim drejtuesit e Federatës së Peshkatarëve të Kosovës (FPK), pas pranimit të tyre në Konfederatën Botërore të Peshkimit Sportiv C.I.P.S.

I pari i sportit të vendit tonë, uroi FPK-n ata për punën e deritanishme në promovimin e peshkatarisë që prek shumë dimensione.

Ministri Krasniqi tha se është e rëndësishme që kësaj federate i janë hapur dyert për aktivitete ndërkombëtare dhe për këtë çmoi punën e drejtuesve të federatave. Ai po ashtu e vlerësoi si mjaftë shembullore angazhimin e federatës në organizim të brendshëm dhe përpjekjeve për masivizim të peshkatarisë në aspektin sportiv. Ministri Krasniqi tha se, “siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, edhe në të ardhmen MKRS-ja do të mbështesë këtë federatë në aktivitete nacionale dhe prezantim ndërkombëtar”.

Ndërkohë, kryetari i Federatës së Peshkatarëve, Arianit Sllamniku falënderoi ministrin për përkrahjen e vazhdueshme. Ai ka folur për aktivitetet që kanë zhvilluar deri tash dhe ka njoftuar për planet që kanë në të ardhmen. Sllamniku theksoi se është inkurajuese që kanë një përkrahje nga shteti në çdo nismë të tyre. /KP/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori