Në një konferencë që u mbajt sot për shtyp në Teatrin Oda në Prishtinë, Kampionia e Evropës, Majlinda Kelmendi, ka thënë se e kishte pritur një sukses të tillë.
Në këtë konferencë morrin pjesë kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, trajneri i klubit ‘Ippon’ nga Peja, Driton Kuka, së bashku me xhudistët e tij, Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Akil Gjakovën.
“Është ky një rezultat i radhës qe sikur të gjithë shqiptaret edhe mua me ka bere qe te ndihem vërtetë krenar, kisha dashur edhe publikisht t’i përgëzoj Majlindën, Dritonin dhe të gjithë ekipin. Ky rezultat ka ardhur si rezultat i punës profesionale qe është duke u bërë në Federatën e Xhudos në krye me trajnerin Driton Kuka, shpresoj që kësi rezultate te kemi edhe në te ardhmen”, tha kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, për t’ia lënë pastaj radhën trajnerit të Majlindës, Driton Kukës.
“Është kënaqësi qe jemi sot këtu për ta prezantuar titullin e pare të një Kampioni Evropian te arritur prej një shqiptari të Kosovës. Pas titullit botëror, sporti i xhudos po vazhdon ta prezantojë shtetin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme, do të thotë titulli që i ka munguar shtetit të Kosovës, komunitetit të Xhudos dhe komunitetit të gjithëmbarshëm sportiv, por edhe Majlindës si protagoniste kryesore e medaljeve të mëdha në arenën ndërkombëtare, tashmë është në Kosovë, medalja e artë është këtu”, potencoi trajneri i Majlindës, Driton Kuka.
“Për Majlindë çka të flitet? Ka qene një ditë brilante, ka dominuar në tërësi në kategorinë e vet. Pothuajse sikur në çdo garë prej Kampionatit Evropian të kaluar kur edhe e ka pasur humbjen e fundit, faktikisht Majlinda ka bërë një rekord për 12 muaj pa asnjë humbje, e kjo ndodhë shumë rrallë në sportin e xhudos”.
Kuka tregoi se si gjyqtari i sfidës finale të Majlindës, për pak sa nuk e kishte larguar nga palestra për shkak të reagimit të tij për ta mbrojtur xhudisten tonë.
“Qëllimi jonë është që zinxhirit të këtyre medaljeve të fituara në këto 12 muajt e fundit t’ia bashkëngjisim edhe medaljen olimpike. Dihet se xhudo kosovare ka kampionë evropianë për kadetë, kampionë evropianë për juniorë, kampionë evropianë për U23, edhe tash kampionë evropianë për seniorë. Po ashtu kampionë botërorë për juniorë dhe për seniorë. Në sportet olimpike me sa e di unë, as në të kaluarën e as tash, kurrë asnjë sport nuk i ka pasur këtë rezultate. Kështu që, i përgëzoj të gjithë”.
“Nga urimet që po vijnë me të vërtetë i gjithë komuniteti shqiptar kudo që është, janë duke iu gëzuar shumë sukseseve që po arrihen nga sporti i xhudos, e sidomos nga Majlinda e cila tash është bërë e popullarizuar sikur të ishte ndonjë kryetar i shtetit”, përfundoi trajneri Kuka, i cili lavdëroi shumë edhe paraqitjet e dy xhudistëve tjerë, Distria Krasniqit dhe Akil Gjakovës.
Pas tij, fjalën e mori Majlinda Kelmendi, e cila foli për përvojën e saj në finale dhe gjatë Kampionatit Evropian.
“Në përgjithësi gara ka shkuar shumë mirë edhe para se të shkojë në këtë garë pyetja më e shpeshtë e gazetarëve ka qenë: Si po ndihesh, a ke presion pasi që je garuesja nr.1 në ranglistë dhe je favorite? Mirëpo, kësaj radhe kjo nuk ka bërë presion aspak në mua, përkundrazi jam ndier shumë mirë atë, shumë e sigurt dhe shumë e fortë”, tha fillimisht Majlinda, transmeton Telegrafi.
“Të gjitha luftërat kanë shkuar mirë, përveç asaj në gjysmëfinale ku ndoshta në minutën e fundit kam pasur pak krizë, për arsye se e kam hedhur gjermanen në ‘ippon’ dhe në një moment gjyqtari e ka dhënë ‘ippon’, mirëpo gjyqtarët anësorë e kanë anuluar dhe e kanë vlerësuar si ‘wazzari. Ndoshta ky ka qenë momenti që më ka bërë pak konfuze, mirëpo fatmirësisht lufta ka përfunduar me fitore”, shpjegoi ajo.
“Finalja ka qenë një luftë e fortë, rusja është një garuese e cila më ka mposhtur tre herë deri më tash, mirëpo kësaj radhe kam fituar unë. Të them të drejtën, e kam pritur se do të fitojë duke e marrë parasysh xhudon që ajo e bën dhe është një garuese e cila nuk është shumë e papërshtatshme për mua”, përfundoi krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij