LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi i hakmerret Trepçës

Bashkimi i hakmerret Trepçës

Bashkimi ka arritur që të mposht Trepçën në duelin e fundit të tyre të stinorit para Play-Offit. Me këtë fitore, Bashkimi ka barazuar duelet e ndërsjella me Trepçën këtë stinor në 2-2 dhe gjithashtu janë barazuar edhe me pikë në tabelë të klasifikimit, dy xhiro pa përfunduar stinori i rregullt.

Ndeshja ka qenë e nivelizuar derisa rezultati nuk shkëputej shumë kushdo që e merrte epërsinë. Bashkimi përfundoi çerekun e parë me 4 pikë epërsi, derisa një lojë e mirë e mitrovicasve solli 3 pikë epërsi në fund të pjesës së parë për ekipin e Ilir Selmanit.

Sidoqoftë, djelmoshat e Edin Kërveshit u këndellën në pjesën e dytë dhe barazuan rezultatin në fund të çerekut të tretë në 53-53, e fitoren e arritën në fund të ndeshjes me 88-75, transmeton borozani.

Më i miri te prizrenasit sipas statistikave ka qenë amerikani Aaron Mitchell me 20 pikë të shënuara, 9 kërcime e 8 asistime, derisa edhe Endrit Hysenagolli nuk i ka mbetur pas, duke shënuar poashtu 20 pikë dhe shtuar 10 kërcime tjera në fitoren e rëndësishme për Bashkimin.


Te mitrovicasit, të cilët kanë përjetuar humbjen e parë nën drejtimin e Ilir Selmanit, padyshim më i miri ka qenë spanjolli i vetëm i mbetur në Trepçë, Alvaro Calvo me 21 pikë të shënuara, derisa Besnik Azemi me 18 dhe Hekuran Binxhia me 14 pikë tjera – nuk arritën të shmangnin humbjen e ekipit të tyre. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori