LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqen Xhoxhaj

Shkëlqen Xhoxhaj

Armend Xhoxhaj ka shkëlqyer në meçin e parë të turneut ndërkombëtar, që po zhvillohet në Podgoricë, në të cilin marrin pjesë boksierë nga 11 shtete. Megjithëse ai bokson në kategorinë 81 kilogramë, në këtë turne u paraqit në kategorinë e rëndë (deri 91 kg.), por kjo nuk i pengoi të tregohet superior në përballjen me hungarezin Jogf Darkov.

Në fakt ky ishte edhe meçi kryesor i mbrëmjes së parë të turneut, që është në kalendarin e AIBA-s. Darkov është boksier me përvojë dhe fitues i dy medaljeve evropiane, por Xhoxhaj nuk tregoi aspak respekt për të dhe shënoi fitore të merituar. Rundi i parë u karakterizua me luftë të ashpër dhe goditje të shumta nga të dy boksierët. Mirëpo, në rundin e dytë Xhoxhaj hyri furishëm dhe një goditje e tij e hodhi në dysheme hungarezin, që ishte sinjal i qartë për fitoren e boksierit kosovar. Edhe në fillim të rundit të tretë Xhoxhaj e pati një seri goditjesh, pas së cilave Darkov u gjend në situatë të vështirë, ndërsa pas numërimit nga ana e gjyqatrit në ring, me vendimin e mjekut, meçi u ndërpre.

Fitore ka shënuar edhe Arian Gashi, i cili në kategorinë 69 kilogramë e mposhti bullgarin Petar Paunov. Pas rundit të parë, në të cilin nuk ishte në nivelin më të mirë, në vazhdim Gashi boksoi për mrekulli dhe fitorja i takoi me vendimin unanim të gjyqtarëve. I vetmi boksier nga Kosova që nuk e kaloi rrethin e parë ishte Naser Shala (64 kg.). Ai pëspo humbje nga armeni Gor Eridian, megjithëse në bazë të cilësive të dy boksierëve, Shala ka mundur të shmangë humbjen.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Xhevdet Peci, është shprehur i kënaqur me atë që treguan boksierët e tij, ndërsa pret që me këtë ritëm të vazhdojnë edhe në meçet e ardhshme. Drejtësinë në këtë turne është duke e ndarë edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Sot në program janë meçet gjysmëfinale, ndërsa përveç Xhoxhajt e Gashit, në ring do të paraqitet edhe Fatos Ferizi (52 kg.), i cili rrethin e parë e kaloi pa luftë. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori