LAJMI I FUNDIT:

Bunjaki vëzhgon Mentor Zhdrellën

Bunjaki vëzhgon Mentor Zhdrellën

Albert Bunjaki e ka një arsye më shumë që sot të udhëtojë drejt Skenderajt. Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës do të vëzhgojë katër herë futbollistin më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella. Mesfushori i Dritës do të sfidojë me skuadrën e tij, Drenicën, në kuadër të javës 27 të Raiffeisen Superligës.

I pyetur se a është Zhdrella njëra nga arsyet kryesore që ai ja zgjedhur të shoh takimin Drenica – Drita, para Prishtinës e Fushë Kosovës, Bunjaki u përgjigj shkurt: ‘Po’. Pikërisht për mosftuarjen e Zhdrellës ndaj Haitit, kishte marrë kritika Bunjaki. Ndërkohë, për të dielen ende nuk ka vendosur nëse do të jetë në njërën nga ndeshjet e Superligës, apo do të udhëtojë jashtë vendit.

“Ende nuk e di. Mund të jem në Shqipëri, ose diku tjetër jashtë vendit”, tha ai. Bunjaki erdhi të premten nga Suedia në Kosovë, kurse gjatë këtyre ditëve bashkë me ndihmësin e tij, Muharrem Sahiti, do të udhëtojë në Zvicër e Gjermani, për të vëzhguar futbollistë kosovarë. /Arena/Telegrafi/