LAJMI I FUNDIT:

Bëhuni gati, “Final-Four” fillon sot

Bëhuni gati, “Final-Four” fillon sot

Kryeqyteti i Kosovës për dy ditë rresht do të jetojë me basketbollin. Pallati i Rinisë dhe Sporteve nga sonte pritet të jetë arenë e “nxehtë” e këtij sporti atraktiv.

Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, Sigal Prishtina është organizatore e “Final-Four” të Ligës Ballkanike, eveniment ky që mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Sigal Prishtina, Galil Gilboa, Levski dhe Balkan, do të jenë katërshja e madhe që do të kërkojnë trofeun e BIBL-së.

Pjesa përfundimtar e garave të Ligës Ballkanike do të nis me gjysmëfinalen e parë mes Levskit dhe Blakan në orën 17:30, ndërsa në orën 20:15, Sigal Prishtina do të sprovojë forcat me kampionin në fuqi, Galil Gilboa.


Trajneri i prishtinasve, Marin Dokuzovksi, ka thënë se pjesëmarrja e skuadrës së tij në “Final Four” është një sukses i madh.

“Unë e njoh mjaft mirë Ligën Ballkanike që nga krijimi i saj. Them se po bëhet më e mirë çdo herë. Vetë pjesëmarrja në ‘Final Four’ është një sukses i madh për Prishtinën. Mendoj se përparësia jonë më e madhe janë tifozët, të cilët e kanë përkrahur skuadrën në kohë të mira e të këqija”, ka thënë Dokuzovski.

Ndërsa, trajneri i Galil Gilboa, Sharon Drucker, tha se Balkan Liga po merr vëmendjen e tifozëve dhe ajo po shikohet çdo ditë e më shumë.

“Siç jam duke e ndjekur këtë ligë, është duke u bërë më e mirë çdo herë. Ajo po merr vëmendje dhe tifozët po kanë dëshirë t’i shohin ndeshjet e kësaj lige. Ne do ta kemi një ndeshje të vështirë ndaj Prishtinës. Gjithsesi, ne kemi pasur një stinor të mirë dhe jemi gati”, thekson Drucker. /KP/Telegrafi/

Gjysmëfinalet:

17:30, Levski-Balkan

20:15: Sigal Prishtina-Galil Gilboa.

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori