LAJMI I FUNDIT:

Thaqi e Krasniqi i gëzohen triumfit të Majlindës

Thaqi e Krasniqi i gëzohen triumfit të Majlindës

Triumfi i xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi, në Kampionatin Evropian të Xhudos e ka gëzuar shumë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Memli Krasniqin, të cilët e kanë uruar atë menjëherë.

Kryeministri me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar Majlindën dhe trajnerin Driton Kuka për këtë sukses. “Majlinda kampione e Evropës, për herë të parë në histori të Republikës së Kosovës. Lajmi më i mirë që dëgjova për ditëlindjen time. Urime Majlinda, urime Driton, urime ekipi i Kosovës!”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa, urimit të tij i është bashkangjitur edhe kolegu i tij, Memli Krasniqi. “Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi, sapo u bë Kampione evropiane në xhudo. Pas dhjetëra medaljesh në të gjitha garat e mundshme ndërkombëtare, përfshirë edhe medaljen e artë në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar, Majlinda i shtoi koleksionit të saj, por edhe të Kosovës, edhe një medalje shumë të çmuar, medaljen e artë nga Kampionati Evropian. Urime Majlinda, urime Driton Kuka, urime Federata e Xhudos se Kosovës, Urime Kosovë!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori