LAJMI I FUNDIT:

Një kamerunas me fanellën e Kosovës

Një kamerunas me fanellën e Kosovës

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Liridon Krasniqi, ka bërë një gjest tejet të mirë së bashku me bashkëlojtarin e tij kamerunasin Sammy N`Djock.

Për ta luftuar më së miri racizmin, Krasniqi ka veshur fanellën e Kamerunit, ndërsa portieri i kësaj kombëtare ka veshur atë të Kosovës, duke bërë një foto që është përhapur shumë në Turqi kundër racizmit.

Vetë Liridoni në një prononcim për Arenën ka deklaruar se si ka ardhur deri tek ideja. “Ishte ideja e përbashkët që ta bëjmë një foto të tillë pasi kjo tregon më së miri se duhet ta luftojmë shumë racizmin. N`Djock është portier i dytë i Kombëtares së Kamerunit dhe i kam uruar fat në kampionatin botëror. Ai është shprehur i gëzuar shumë që Kosova më në fund ka luajtur ndeshjen e parë miqësore dhe është ndier mirë në fanellë të përfaqësueses sonë”, deklaroi Krasniqi. /Arena/Telegrafi/