LAJMI I FUNDIT:

Bunajki ta ftojë Debatik Currin?

Bunajki  ta ftojë Debatik Currin?

Ndonëse ka mbetur më shumë se një muaj deri tek miqësorja e Kosovës me Turqinë, megjithatë, përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Albert Bunjaki, vazhdon gjuetinë për futbollistët e vendit tonë që luajnë në klubet evropiane.

Kosova me 21 maj në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” do të luajë miqësoren ndërkombëtare kundër Turqisë, miqësorja e dytë nën monitorimin e FIFA-së, ndërsa katër ditë më vonë, përfaqësuesja jonë në Gjenevë luan sfidën kundër Senegalit.

I pari i bankinës së Kosovës, i ka thënë KosovaPress-it se është në kontakt dhe në vëzhgim të shumë lojtarëve që militojnë në klubet e ndryshme evropiane.

Bunjaki thotë se do të vazhdojë kontaktet me futbollistët tonë deri në më 18 maj, atëherë kur edhe pritet të zbardhët lista e lojtarëve të ftuar.


“Vazhdimisht jam në lëvizje. Pasi ndeshjet nuk luhen në datat e UEFA-së dhe FIFA-së, kërkohet angazhim më i madh për të ftuar lojtarët, sidomos ata që luajnë në ligat skandinave, pasi që ndeshjet e ligës luhen edhe në fund të muajit maj. Unë do të vazhdojë të punojë deri në ditën e fundit, më 18 maj”, ka thënë Bunjaki.

Një nga emrat e rinj që mund të jetë pjesë e përfaqësues së Kosovës në miqësoren kundër Turqisë dhe Senegalit, është mesfushori Debatik Curri, i cili aktivizohet në Ukrainë. Curri është pjesë e kombëtares shqiptar, por Bunjaki e ka lënë të hapur mundësin që mesfushori prishtinas të luaj në dy miqësoret e radhës.

“Natyrisht se kam kontakte më shumë lojtarë. Thjeshtë Kosova do të jetë e hapur për të gjithë ata lojtarë që ne mendojmë se kanë kualitet të duhur dhe dëshirojnë të përfaqësojnë shtetin e Kosovës. Përvoja ndërkombëtare e Currit për ne është e rëndësishme. Sigurisht se do të bisedojë më të dhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF)”, ka theksuar Bunjaki, i cili ka shtuar se “akoma asnjë futbollisti nuk i kam dërguar ftesë dhe ato do të bëhen dy-tri javë para lojës”. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori