LAJMI I FUNDIT:

Dushi: Hajvalia mbetet në Superligë

Dushi: Hajvalia mbetet në Superligë

Futbollisti Nikollë Dushi është shumë optimist se skuadra e Hajvalisë do të arrijë të mbijetojë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll.

Dushi ka thënë se kjo skuadër ka potencial të madh, por duhet ta japë maksimumin për ta arritur synimin në këtë kampionat. “Jemi skuadër mjaft cilësore dhe besoj se do të mbesim në elitën e futbollit kosovar, mirëpo ky synim nuk është i lehtë për t’u arritur, prandaj secili futbollist i skuadrës sonë duhet ta japë maksimumin. Vetëm me punë dhe të bashkuar mund të mbijetojmë”, ka thënë Nikollë Dushi.

Skuadra e Hajvalisë, e cila me të gjitha forcat po lufton për të mbijetuar në Superligë, ka treguar lojëra shumë të mira në Kupë dhe është shumë afër të plasohet në finalen e madhe të kësaj gare.

Dushi shpreson të ruhet rezultati i ndeshjes së parë (3-1) ndaj Llamkos Kosovës, pastaj të ngadhënjejnë në finale. “Ne nuk jemi duke menduar për finale të Kupës, pasi e kemi ndeshjen kthyese ndaj Llamkos Kosovës, që është një super-skuadër, ku duhet ta ruajmë rezultatin e ndeshjes së parë, më pas duhet të përgatitemi për ta fituar trofeun e Kupës”, ka deklaruar Nikollë Dushi, i cili gjatë karrierës së tij të pasur futbollistike ka luajtur edhe për Fushë-Kosovën, Vëllaznimin dhe Prishtinën. Skuadra e Hajvalisë, e cila po ka paraqitje të mira në sezonin pranveror, aktualisht zë vendin e tetë me 29 pikë të grumbulluara. /Epokaere/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori