LAJMI I FUNDIT:

Karaxhiq: Shpresoj se Kosova do ta respektoj marrëveshjen

Karaxhiq: Shpresoj se Kosova do ta respektoj marrëveshjen

Presidenti i FFS-së dorëzohet pas shumë ankesave të bëra nga ndeshja e parë ndërkombëtare, Kosova - Haiti.

Tomislav Karaxhiq, presidenti i Federatës së futbollit të Serbisë (FFS) ka nderuar sërish qasjen e tij ndaj Kosovës, tani ka ardhur në nivelin që vetëm të shpresoj se Federata e futbollit të Kosovës (FFK) do të respektojë vendimin FIFA-së për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Ai tha se nuk do të ankohet në Gjyqin arbitrar sportiv në Lausanne të Zvicrës, pas ankesave të shumta që i dërgoi në FIFA më herët. FFS-ja ishte ankuar kinse FFK-ja ka përdorur simbole të shtetit që sipas vendimit të FIFA-së, nuk i lejohen.

Pas përgjigjes së FIFA-së, duket se Karaxhiq ka “ulur veshët” apo ndoshta pazari ka qenë zhvillimi i ndeshje miqësore me Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës më 4 shtator në Banja Lluka, por për këtë sipas rregullave në fuqi janë respektuar ligjet, duke u marr leja paraprake nga Federata e futbollit e Bosnje e Hercegovinës, UEFA-së e FIFA-së.


“Shpresoj se e ashtuquajtura, Federatë e futbollit e Kosovës në të ardhmen do të respektojë marrëveshjen, në të cilën ekziston klauzola që mund të kthehemi në fillim nëse gjërat nuk janë ashtu si jemi marr vesh”, tha ai për gazetën beogradase, “Kurir”, transmeton “Sporti1”.

“Nuk do të ankohemi në gjyqin në Lausanne sepse respektojmë FIFA-së. Ajo është organizata e jonë dhe nga ata kërkojmë të respektojë krenarinë kombëtare dhe këtio ide”, tha Karaxhiq.

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori