LAJMI I FUNDIT:

Ligës Ballkanike do t’i shtohet edhe një skuadër nga Shqipëria

Ligës Ballkanike do t’i shtohet edhe një skuadër nga Shqipëria

Ligës Ballkanike pritet t’i shtohet një tjetër skuadër që flet shqip në stinorin e ri. Një klub nga elita e basketbollit të Shqipërisë pritet t’i bashkohet garës rajonale të basketbollit për stinorin e ri, duke qenë një mundësi e mirë për ta për ta afirmuar sportin e basketbollit. Një gjë të tillë, për gazetën Arena, e konfirmoi kreu i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Avni Ponari.

Ky i fundit theksoi se janë diskutuar rreth mundësive për të marr pjesë në BIBL në stinorin e ri dhe se 99 % është e sigurt pjesëmarrja e një klubi nga Shqipëria në këtë garë. “Shumë shpejtë do të mbajmë një takim me klubet dhe shoqata këtu për të vendosur për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike. Gjasat janë që 99 % të jemi pjesëmarrës nga stinori i ri, por ende duhet të zgjidhen edhe disa detaje”, ka theksuar Ponari.

Duke vijuar tutje, numri një i basketbollit shqiptar ka deklaruar se emri i skuadrës e cila do të jetë pjesëmarrëse në garat e stinorit të ri në BIBL ende nuk dihet, pasi kampionati shqiptar tani veçse ka hyrë në fazën e ‘play off’-it. “Ne ende kemi edhe ndeshjet e ‘play off’-it për t’u luajtur andaj ende nuk e dimë se kush mund të fitojë. Besojmë se skuadra e cila fiton titullin do të jetë ajo e cila do të na përfaqësoj në këtë garë”, ka thënë Ponari. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori