LAJMI I FUNDIT:

Kosova fiton gjashtë medalje në Greqi

Kosova fiton gjashtë medalje në Greqi

Kosova ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtare të mundjes në Selanik të Greqisë. Mundësit tonë në Selanik kanë rrëmbyer gjashtë medalje (dy të arta, tri argjendta dhe një të bronztë).

“Vendin e parë në stilin e lirë e morrin vëllezërit Drilon (42kg, kadet) dhe Dardan Syla (50kg, junior), ky i fundit mori edhe një medalje të argjend në stilin greko romak. Argjend fituan edhe Ramiz Huneli (58kg, kadet) e Arlind Curri (74kg, junior), kurse me medalje të bronzte u desh të pajtohet Denis Krasniqi (63kg, kadet)”, është thënë në njoftimin e Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK).

Sipas këtij njoftimi, në plasmanin ekipor tek juniorët Kosova fitoi vendin e tretë që është një rezultat për të përshëndetur kur të kemi parasysh se në këtë garë morën pjesë mbi 250 mundës nga shumë shtete të forta që kanë ndikim të madh në këtë sport.

Sipas FMK-së, lufta më interesante ka qenë sfida direkt e reprezentuesit të Kosovës, Dardan Syla dhe reprezentuesit serb, David Cupic, ku triumfoi mundësi jonë me rezultat 9:1. Kjo fitore gëzoi pamasë edhe stafin teknik me trajnerët Mustaf Syla e Ferat Ramadani, që pas turneut ishin shumë të kënaqur me rezultatet e arritura. I kënaqur ka qen edhe fituesi i dy medaljeve Dardan Syla.


“Ishte një turne mjaft i fortë ku unë u paraqita në dy stilet. Në greko romak u ndesha me serbin Cupic ku edhe pata një ballafaqim të fort pasi që kundërshtari ishte reprezentues i Serbisë edhe pjesëmarrës në kampionatin evropian edhe atë botëror, me një fjalë ishte mundës me përvojë të madhe, por unë arrita të mposhti”, ka thënë Syla. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori