LAJMI I FUNDIT:

Ëndërra bëhet realitet! Final-Four mbahet në Prishtinë

Ëndërra bëhet realitet! Final-Four mbahet në Prishtinë

Menaxhmenti i Ligës Ballkanike ka vendosur që 'Final Four' të zhvillohet në Prishtinë. Ky është një lajm i madh për basketbollin e Kosovës dhe për sportin në përgjithësi, që të dëshmojmë para të huajve se jemi të gatshëm për çdo gjë.

Bashkangjitur mund ta gjeni edhe deklaratën zyrtare të menaxhmentit të Ligës Ballkanike lidhur me vendimin e marrë që ky ‘Final Four’ të zhvillohet në Prishtinë.

"Menaxhmenti i EUROHOLD Balkan Ligës ka vendosur se turneu i garave përfundimtare të këtij stinori, Final Four 2014, do të mbahet në Prishtinë dhe se nikoqir i tij do të jetë KB Sigal Prishtina.

Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të thuktë të dy aplikacioneve zyrtare të cilat janë pranuar para afatit të parapërcaktuar, deri më 10 prill 2014, e të cilat janë dorëzuar nga KB Levski, Sofje dhe KB Sigal Prishtina.


KB Gilboa Galil nuk ka aplikuar.

Për fat të keq për spektatorët dhe përkrahësit e mrekullueshëm të KB Balkan, për sallën e re të sporteve dhe për qytetin e Botevgradit, as KB Balkan nuk ka aplikuar për organizimin e Final Four 2014.

Udhëheqësit e Ligës kanë pasur dy takime me Kryetarin e Komunës së Botevgradit, z. Georgi Georgiev, duke qenë se Arena e porsandërtuar është pronë e Komunës, si dhe e kanë vizituar këtë të fundit disa herë pas hapjes, duke shqyrtuar mundësitë dhe kushtet për organizimin e Final Four 2014 atje. Megjithatë, gjatë kësaj jave nga Komuna e Botevgradit kemi pranuar një ofertë mjaft të papranueshme për marrjen e kësaj salle me qira, me kushte e obligime të cilat nuk përkojnë me organizimin e aktiviteteve sportive moderne, andaj Liga nuk ka mundur t’i pranojë ato. Ndërkohë, KB Balkan u kualifikua për Final Four, por nuk parashtroi aplikacionin zyrtar, andaj opsioni i organizimit të këtyre garave në Botevgrad u anulua.

Edhe pse KB Levski këtë vit festonte përvjetorin e njëqindtë nga themelimi i klubit, për çka ne i përgëzojmë dhe urojmë që edhe për 100 vite tjera t’i gëzojnë dhe t’i bëjnë krenarë fansat e tyre, ky klub ka qenë nikoqir i turneut përfundimtar në Sofje para katër vitesh. Edhe Final Four 2013 është mbajtur në Bullgari, andaj ne konsiderojmë se kur ka edhe klube që vijnë nga vende tjera dhe që aplikojnë e i plotësojnë të gjitha kushtet, kërkesat e tilla duhet të respektohen dhe duhet të shqyrtohen me prioritet. BC Sigal Prishtina ka dërguar një ofertë më profesionale dhe më të mirë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e Rregulloreve të BIBL për organizimin e Final Four, prandaj puna e tyre profesionale u shpërblye.

Final Four 2014 është një ngjarje që në tërësi i kushtohet sportit të basketbollit, është pika kulminante e një stinori të mrekullueshëm përplot emocione dhe momente basketbollistike. Atë duhet parë si shpërblim për punën e palodhshme të ekipeve, referëve, udhëheqësive, etj.

EUROHOLD Ballkan Liga udhëhiqet nga Parimi Olimpik i fair-play dhe nga fryma ekipore, dhe lufton me ngulm çfarëdo diskriminimi politik, etnik, fetar apo të natyrave tjera. Ne përkrahim fuqimisht organizimin e këtij turneu sportiv si një eveniment politikisht të paanshëm.

Ne u dëshirojmë fat të gjithë pjesëmarrësve të tij, ndërsa fansave në sallë dhe pranë aparateve televizive u urojmë t’i kënaqen kësaj feste basketbollistike!

Menaxhmenti i EUROHOLD Ligës Ballkanike", shkruhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori