Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka takuar sot në Turqi, në kuadër të Konventës së SportAccord, presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bach.
Ministri në këtë takim është shoqëruar edhe nga kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. Bach ndërkaq shoqërohej nga Pere Miro, drejtor për Komitete olimpike kombëtare në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Ministri Krasniqi dhe kryetari Hasani po ashtu kanë takuar edhe presidentin e SportAccord-it dhe njëherësh president i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, si dhe drejtorin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Walter Gagg.
Në takim me Tomas Bach, ministri Krasniqi ka folur për zhvillimet në sportin e Kosovës në përgjithësi, për të arriturat dhe sfidat në këtë drejtim. Ai përmendi se ka një progres të lartë në vitet e fundit dhe shprehi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që ta ndihmojë avancimin e sportit, gjithnjë të udhëhequr me parimet e Kartës Olimpike. Ministri e uroi zotin Bach për detyrën dhe e përgëzoi për zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur deri më tash nën udhëheqjen e tij, njofton kumtesa nga MKRS.
Presidenti i KON-it, Tomas Bach ka pagëzuar ministrin Krasniqin dhe kryetarin Hasani për zhvillimet pozitive në sportin e Kosovës dhe për investimet që po bëhen në avancimin e tij. Ai tha se parimet olimpike vlejnë për gjithë botën, dhe do të vlejnë edhe për Kosovën.
Palët u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim deri në aplikimin e Kosovës për pranim në KON.
Në takim me presidentin e SportAccord dhe Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në avancimin e sportit të Kosovës. Ministri Krasniqi e përgëzoi zotin Vizer për punën si president i SportAccord dhe IJF-së. Ministri Krasniqi e njoftoi zotin Vizer për zhvillimet në sportin në Kosovë në përgjithësi, dhe angazhimet që po bën i gjithë komuniteti sportiv bashkë me institucionet shtetërore.
Duke vlerësuar ndihmën e madhe që Vizer ka dhënë për sportin e Kosovës, Ministri Krasniqi e njoftoi atë se ka propozuar tek Presidentja e Republikës së Kosovës, që t’i ndahet Medalja Presidenciale e Meritave.
Marius Vizer nga ana e tij e falënderoi ministrin për propozim e dhënë për dekoratë, dhe vlerësoi punën që ministri Krasniqi dhe komuniteti sportiv në Kosovë ka bërë për të zhvilluar sportin dhe avancimin ndërkombëtar të tij.
Në takim me drejtorin e FIFA-s, Walter Gagg është biseduar për zhvillimet në futbollin e Kosovës. Ministri Krasniqi e falënderoi zotin Gagg për prezencën në ndeshjen e parë miqësore të Kosovës, që u zhvillua me 5 Mars, kundër Haitit. U diskutua edhe për ndeshjet e radhës që Përfaqësuesja e Kosovës do t ‘i zhvillojë me Turqinë dhe Senegalin. Ministri tha se Qeveria është e gatshme që ta ndihmojë, sikur edhe në ndeshjen e parë, FFK-në për një organizim sa më dinjitoz të këtyre ndeshjeve.
Walter Gagg vlerësoi lartë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e stadiumit të ri.
Ai vlerësoi organizimin e ndeshjes Kosova – Haiti, dhe seriozitetin për organizimin e ndeshjeve të radhës. Gagg tha se FIFA do ta ketë në vëmendje të veçantë Kosovën, ndeshjet miqësore të saja dhe procesin e ndërkombëtarizimit në futboll. /Koha/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbappe-3-380x233.jpg)
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit
![Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/antony-380x233.png)
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite
![Roma merr rezultat pozitiv në udhëtim te Porto](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/roma-380x233.png)
Roma merr rezultat pozitiv në udhëtim te Porto
![U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/messi-yassine-780x439.png)
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat
![Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ancelotti-780x439.png)
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu
![Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/marcelo-780x439.png)
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin
![Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/artifi-780x439.png)
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm
![Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jhon-duran-780x439.png)
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit
![Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/antony-780x439.png)
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim