Ndeshja Shqipëri- Serbi e 8 tetorit 2015 shihet që tani si një sfidë problematike dhe shumë e vështirë për tu menaxhuar. Ca më shumë kur bëhet fjalë për një shtet apo federatë si kjo e jona, që nuk ka treguar doza të forta besueshmërie kur vjen puna te organizimi i të tilla sfidave me nivel të lartë rrezikshmërie.
Në këtë këndvështrim dhe ndoshta edhe për të justifikuar disi gabimin (gafën) e bërë që në short (do kishte qenë më mirë që edhe për Shqipërinë e Serbinë të ishte ndjekur i njëjti rregull sikundër për Spanjë-Gjibraltar dhe Armeni-Azerbajxhan, të cilat nuk do ishin assesi në një grup kualifikues), UEFA i ka sugjeruar/rekomanduar, drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit që të mos u shesin bileta për këtë takim tifozëve nga Kosova.
Gjithë qëllimi ishte që të ulet në minimum rreziku i incidenteve, duke parë edhe historinë e afërt, të dhunshme dhe problematike që ekziston ende mes Serbisë dhe shtetit të Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta në FSHF, por që nuk gjen një konfirmim zyrtar, kjo natyrisht edhe për shkak të ndjeshmërisë që prodhon tek tifozët kuqezi në Kosovë një rekomandim i tillë, raporton “Panorama Sport”.
Duhet të theksojmë se udhëzimi është gojor dhe jo-shkresor, në formën e një sugjerimi, ashtu sikundër ka bërë gjithnjë UEFA kur para sfidave të tilla si Serbi- Kroaci, Serbi-Bosnjë, Kroaci-Bosnjë, apo edhe Armeni-Turqi.
Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare ka pasur një mbështetje të madhe gjatë gjithë këtyre viteve nga publiku kosovar, edhe për arsyen e thjeshtë se në përbërje ka shumë lojtarë me origjinë nga Kosova, por edhe se kjo e fundit ka qenë nën një izolim (dhe vijon ende të jetë) total sa i përket futbollit ndërkombëtar.
Gjithsesi, mënjanimi i sportdashësve kosovarë nga kjo ndeshje, teorikisht duket i mundshëm, por praktikisht i pazbatueshëm. Federata mund të mos shesë asnjë biletë në pikat e shitjes në Kosovë, por do ta ketë totalisht të pamundur që t’i ndalojë këta të fundit për t’i blerë biletat në Shqipëri, apo nëpërmjet internetit.
Madje, ndalimi i shitjes së biletave për publikun kosovar në Kosovë vetëm sa do rriste abuzimin, pasi me gjasa në këtë rast do lulëzonte “tregu i zi”, aty ku do rrekeshin më shumë tifozët kuqezi nga përtej kufirit për të gjetur një biletë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior-780x439.png)
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite
![Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Conceicao-780x439.jpg)
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton
![Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/neymar-2-780x439.jpg)
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-city-5-780x439.jpg)
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi