LAJMI I FUNDIT:

Sokoli jep dorëheqje

Sokoli jep dorëheqje

Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Ferizajt. Arsyeja pse ‘timonieri’ i njohur ka paraqitur dorëheqjen, janë pakënaqësitë në skuadër, duke filluar nga bojkotet e lojtarëve e deri te mospagesa e tij nga muaji janar. Kryesia e klubit të Ferizajt nuk e ka pranuar dorëheqjen e trajnerit, duke thënë se brenda këtyre ditëve gjithçka do të rregullohet.

‘Dashurisë’ në mes të Bylbyl Sokolit dhe Ferizajt siç duket i ka ardhur fundi. Trajneri i njohur kosovar ka dhënë dorëheqje të enjten. Arsyet e dorëheqjes së Sokolit janë pakënaqësitë e shumta në skuadër, bojkotet e vazhdueshme dhe mospagesa e tij nga muaji janar.

“Kam dhënë dorëheqje. Arsyet e dorëheqjes janë se në kohët e fundit jam ballafaquar me shumë pakënaqësi. Më shumë janë bojkotuar stërvitjet nga futbollistët sesa kemi ushtruar. E dyta, klubi s’ka kryer asnjë obligim material ndaj meje që nga janari”, tha fillimisht për ‘Sport Plus’, trajneri Bylbyl Sokoli.

Ai nuk lë pa falënderuar të gjithë ata që ja bënë më të lehtë qëndrimin në këtë qytet që kishte filluar të frymonte me futboll. “Falënderoj futbollistët, bashkëpunëtorët e shtabit teknik, kryesinë e mëhershme, kryesinë e re, sidomos e falënderoj menaxherin Nadir Haxhimusa dhe sekretarin Ilaz Mjaku, me të cilët kemi pasur bashkëpunim perfekt gjatë kësaj kohe”, nënvizoi trajneri Sokoli.


Ai shtoi se skuadra ka pasur sukses gjatë drejtimit të tij. “Gjithsesi, përgjatë kohës në Ferizaj kemi pasur suksese dhe ekipi aktualisht është në pozitë të mirë në renditje, derisa përpjekjet e mia kanë qenë që klubi të jetë në nivel, por ka qenë shumë vështirë”, përfundoi Sokoli, i cili kishte arritur ta rikthente Ferizajn në Superligë me vendin e parë, ndërsa në atë sezon ishin edhe në finale të Kupës. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori