LAJMI I FUNDIT:

Përgjigjja e FIFA-së i çmend serbët

Përgjigjja e FIFA-së i çmend serbët

Mediat beogradase kanë shfryrë vrerë ndaj përgjigjes së FIFA-së në lidhje me ndeshjen e parë miqësore zyrtare të Kosovës.

Përgjigja e FIFA-së se çdo gjë ka qenë në rregull në Mitrovicë gjatë ndeshjes së futbollit, Kosova – Haiti ka çmendur drejtuesit e Federatës serbe të futbollit (FSS) dhe opinionin e futbollit në këtë vend.

FSS-ja kishte kërkuar që Kosovës t’i heqet e drejta e ndeshjeve ndërkombëtare, për shkak të, sipas tyre, shkeljeve të rënda në lidhje me respektimin e modaliteteve.

Përgjigja e FIFA-së ka qenë se çdo gjë ishte në rregull dhe se Kosova ka respektuar deri në fund modalitetet e caktuara për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare nga komisioni për çështje emergjente të FIFA-së më 10 janar të këtij viti.


“Hipokritët: FIFA e pranoi Shqipërinë e madhe”, ishte titulli i gazetës beogradase, Kurir. Sipas saj, drejtuesve të FIFA-së nuk po iu penguaka, paraqitja e përfaqësueses së Kosovës me simbole të shtetit dhe kombëtare, transmeton “Sporti1”.

B92, një medium tjetër beogradas, kinse me qëndrim më të moderuar, ka raportuar se “FIFA refuzoi ankesën e FSS-së për Kosovën”.

“Kosova mund të luaj e lirë”, është titulli i gazetës, Alo. “FIFA refuzoi kërkesën e FSS-së, Kosova mund të luaj lirshëm ndeshjet ndërkombëtare”, ishte titulli i Blic. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori