LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina tregon fuqinë

Sigal Prishtina tregon fuqinë

Sigal Prishtina ka treguar fuqinë e saj duke u rikthyer nga disavantazhi për ta mposhtur skuadrën e Kozuvit, me rezultat 68-58, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë edhe kësaj radhe ishte mbushur me një numër të madh shikuesish, si dhe Plisat në këndin e tyre që dhuruan atmosferë impozante gjatë tërë takimit.

Ndeshja nisi me një ritëm jo edhe aq të shpejtë, teksa skuadrat nuk ishin edhe aq konkrete në përfundim të aksioneve të tyre. Bardhekaltërit ndoshta e nënçmuan skuadrën e fundit në Ligën Ballkanike dhe kjo iu hakmor sepse në përfundim të pjesës së parë e gjetën veten në disavantazh prej tre pikëve, 26-29.

Sidoqoftë, kjo gjë ndryshoi me të filluar pjesa e dytë, pasi që Dardan Berishës iu ndezën motorët dhe filloi të shënonte siç di vetëm ai. Me ndihëm e tij dhe të Aurimas Kiezas, Bardhekaltërit shkuan në çerekun e katërt me katër pikë epërsi, 48-44.


Këtë ritëm nuk e mbajtën dot në çerekun e katërt, sepse mysafirët realizuan një seri të shpejtë prej 8-0, për ta detyruar trajnerin Dokuzovski që të kërkojë një pushim të shkurtër. Kjo gjë i bëri mirë skuadrës së tij, të cilët u rikthyen në lojë me një seri prej 16-0, e kjo falë një trepikëshi të Alban Veselit dhe depërtimeve spektakolare të Dardan Berishës, i cili ishte i pakapshëm për kundërshtarët.

Kjo seri e shpejtë e Sigal Prishtinës ia humbi busullën Kozuvit, të cilët filluan të bëjnë gabime të njëpasnjëshme në sulm, e në anën tjetër Bardhekaltërit i shfrytëzonin shumë mirë këto gabime të tyre për t’iu hakmarrë me kundërsulme të shpejta. Ndeshja përfundoi me dhjetë pikë epërsi për vendasit, 68-58.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina renditet në vendin e dytë në Ligën Ballkanike me 23 pikë, një më pak se Galil Gilboa që është në vendin e parë.

Lojtari i ndeshjes edhe kësaj radhe ishte Dardan Berisha me 25 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime, i përcjellur nga Aurimas Kieza me 12 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

NBA
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Kalo në kategori