LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarë zviceran e portugez për miqësoren historike të Kosovës

Gjyqtarë zviceran e portugez për miqësoren historike të Kosovës

FIFA ka deleguar vet gjyqtarët për miqësoren e parë zyrtare të përfaqësueses së Kosovës përballë Haitit, e cila luhet më 5 mars në Mitrovicë.

Federata e futbollit e Kosovës (FFK) ka lajmëruar se janë caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e parë zyrtare të përfaqësueses së Kosovës.

Kosova më 5 mars në stadiumin, Adem Jashari, në Mitrovicë do të takohet me kombëtaren e Haitit, ndërsa për këtë ndeshja gjyqtarët janë deleguar nga FIFA.

Takimin do ta drejtojnë tre gjyqtarë zviceran dhe një portugez, Stephan Klossner, Vital Jobin, Stephane A., Rodrigues Almedida dhe Fedayi San. /Sporti1/Telegrafi/