LAJMI I FUNDIT:

Hamilton refuzoi disa oferta për të ardhur te Besa

Hamilton refuzoi disa oferta për të ardhur te Besa

Qendra e Besës, Venson Hamilton, menjëherë ka dëshmuar aftësitë e tij. Hamilton kundër RTV 21 shënoi 25 pikë e 25 kërcime. Hamilton është shprehur se ka refuzuar disa skuadra për të ardhur në Kosovë. Amerikani thotë e njihte vetëm Fred House, derisa ka fjalë miradije për trajnerin Boris Kurtovic.

Debutim fantastik për Venson Hamilton në fanellën e Besës. Ai shënoi 25 pikë dhe bëri edhe 25 kërcime kundër RTV 21. Hamilton shfrytëzoi edhe mungesën e qendrës te skuadra kundërshtare, duke dominuar në qendër. Amerikani ka përvojë edhe në Euroleague dhe ka luajtur për Real Madridin. “Më pëlqen të luaj në mbrojtje dhe angazhona maksimalisht për çdo ndeshje. Kërcimet është karakteristikë e imja. Në ndeshjen e parë nuk kam mundur të luajë 100 %, por rëndësi ka që kam ndihmuar ekipin. Ka qenë një fitore e rëndësishme për skuadrën tonë dhe unë jam munduar të jap më të mirën”, ka thënë Hamilton për ‘Sport Plus’.

E njihte vetëm House

Në Kosovë më herët thotë se ka njohur vetëm amerikanin Frederick House të Pejës. “Për Kosovë kam dëgjuar edhe më herët, derisa nga lojtarët e kam njohur vetëm House të Pejës. Kundër tij kam luajtur sa ka qenë pjesë e Partizanit. Basketbolli i Kosovës më pëlqen shumë për faktin se interesimi është shumë i madh. Njerëzit këtu e duan shumë basketbollin dhe është sporti numër një”, ka theksuar më tej qendra amerikane, i gjatë 207 cm.


Ai ka refuzuar disa oferta për t’iu bashkuar Besës. “Më ka treguar agjenti për cilësinë e basketbollit këtu dhe menjëherë kam pranuar. Kam pasur oferta tjera si për shembull nga ekipi i Murcias”, theksoi Hamilton, duke shtuar: “Më pëlqen shumë trajneri Boris Kurtoviq, i cili është shumë profesional dhe nuk dallon shumë nga trajnerët më të mirë që kam pasur dhe nëse përforcohemi me një lojtar ekstra do të jemi ndër ekipet më të mëdha në Kosovë”, përfundoi Venson Hamilton.

Besa momentalisht ndodhet në vendin e pestë me 21 pikë. Pejanët shënuan gjashtë fitore dhe pësuan nëntë humbje. /SportPlus/Telegrafi/