LAJMI I FUNDIT:

Shtriks ankohet për skuadrat kosovare në FIBA

Shtriks ankohet për skuadrat kosovare në FIBA

Ndonëse ende nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në garat përfundimtare në “final-four” të Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina gjithnjë e më shumë është duke u përgatitur për një gjë të tillë, ndonëse incidentet me Kumanovën në Prishtinë e Pejë, mund të paraqesin problem për skuadrat kosovare.

Në fakt, në ndeshjen kundër Kumanovës në Prishtinë, dikush nga tifozët ka djegur flamurin e Maqedonisë, por edhe ka fyer basketbollistët e kësaj skuadre. Në anën tjetër, në ndeshjen Peja – Kumanova, ka ndodhur incidenti kur njëri nga gjyqtarët ka lëvizur për ta marrë topin në kohën kur po këndohej himni kombëtar dhe kjo e ka nevrikosur një tifoz, i cili i është vërsulur gjyqtarit, duke i thënë se për çfarë arsye nuk e respekton himnin, duke ia hedhur topin në anën e kundër.

Këto raste nuk janë anashkaluar nga vëzhguesit e ndeshjeve, të cilët kanë alarmuar edhe drejtuesit e Ligës Ballkanike dhe me këtë rast janë dënuar skuadrat kosovare. Për këtë janë njoftuar edhe drejtuesit e basketbollit kosovar, ndërkohë që drejtori i saj Shay Shtriks është ankuar në FIBA.

“Liga Ballkanike më ka dërguar njoftimin jo vetëm mua, por edhe FIBA-s për incidentin e ndodhur dhe ne kemi biseduar me drejtuesit e klubeve të Sigal Prishtinës dhe Pejës, të cilët janë zotuar se do të bisedojnë me tifozë në mënyrë që gjërat e tilla të mos përsëriten. Liga Ballkanike nuk i toleron këto dhe kjo është çështje që rrezikon pjesëmarrjen në këtë ligë, pasi ne jemi kërcënuar se në rast të përsëritjes së incidenteve, klubeve tona do t’u ndalohet pjesëmarrja në këtë ligë”, tha Erolld Belegu, kryetar i FBK-së.


Sipas tij, “Sigal Prishtina dhe Peja më parë duhet ta sigurojnë vendin në final-four e pastaj mund të bisedojmë dhe të shohim se çka mund të bëjmë për organizimin e tij”. Belegu thotë se ka pasur edhe disa lëshime të tjera siç është rasti me marketing apo me temperatura të ulëta në palestra, por këto nuk janë të rrezikshme krahasuar me fyerje dhe flamurin e djegur, pavarësisht se për cilin shtet bëhet fjalë.

Edhe drejtori sportiv i Sigal Prishtinës, Edis Kuraja, është i ndërgjegjshëm për pozitën në të cilën gjendet kjo skuadër. “Çdo incident është një minus i madh për ne dhe shkon në dëm të skuadrës tonë. Ato prishin imazhin e basketbollit dhe klubit tonë, pasi ne jemi ata që duhet të sjellim gjëra sportive e jo incidente”, thotë Kuraja. /Zëri/Telegrafi

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Premier League
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori