LAJMI I FUNDIT:

Mosha mesatare e Kosovës 23 vjeçare

Mosha mesatare e Kosovës 23 vjeçare

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka deklaruar se mosha mesatare e futbollistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në miqësoren e parë me Haitin, është 23-vjeçare. Ai ka zbuluar edhe gjatësinë.

“Në bazë të lojtarëve që kam ftuar, dhe duke llogaritur në ardhjen e tyre, mosha mesatare është 23.1 kurse gjatësia 1.81”, ka thënë Bunjaku për Radio Kosovën. I pari i shtabit lavdëroi edhe Bersant Celinën e Manchester Cityt, i cili do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për takimin e parë.

Bunjaku po qëndron në Kosovë dhe të shtunën ka pasur takim me anëtarët tjerë të shtabit teknik. Ai bashkë me drejtuesit e FFK-së, kryetarin Fadil Vokrri e nënkryetarin Bekim Haxhiun, vizituan stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. /Tribuna/Telegrafi/