LAJMI I FUNDIT:

Peja nëpërkëmb Bashkimin

Peja nëpërkëmb Bashkimin

Skuadra pejane e ka mposhtur Bashkimin para shikuesve të vet me epërsi të lartë prej 45 pikëve, 72-117, në kuadër të xhiros së 15-të të ETC Superligës së Kosovës në basketboll.

Është për të ardhur keq për tërë ata Arpaxhikë që e kishin mbushur sallën, të cilët u dëshpëruan nga pamundësia e ekipit të tyre të zemrës për t’i bërë ballë fuqisë së Pejës.

Pejanët që në fillim të ndeshjes treguan se janë ekip shumë herë më i fortë se Bashkimi, duke dominuar në çdo aspekt të lojës dhe duke e kontrolluar ndeshjen pa asnjë problem. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi me 21 pikë epërsi në të mirë të mysafirëve, 37-58.

Pjesën e dytë të takimit mysafirët e zhvilluan sikur të ishte një seancë e përditshme stërvitore pasi që nuk hasën në ndonjë rezistencë të madhe të vendasve, kështu që vetëm se e ngritën këtë epërsi 45 pikë, 72-117.


Kjo ishte ndeshje debutuesi në basketbollin kosovar për trajnerin e ri të pejës, Boban Savovic, i cili e nisi aventurën e tij të re me fitore. Peja tani renditët e dyta në tabelën e ETC Superligës me 19 pikë, po aq sa ka Sigal Prishtina në vendin e parë. /Telegrafi/