LAJMI I FUNDIT:

Biletat e shtrenjta, tifo-grupet bojkotojnë Kosovën!

Biletat e shtrenjta, tifo-grupet bojkotojnë Kosovën!

FFK-ja zbulon çmimet e biletave ndaj Haitit, ato do të jenë 5, 7 dhe 10 euro. Reagojnë menjëherë tifo-grupet: ‘Torcida’, ‘Shqiponjat’ dhe ‘Ujqërit’ bojkotojnë Përfaqësuesen e Kosovës në miqësoren e 5 marsit.

5, 7 dhe 10 euro. Për një vend të varfër si Kosova, çmimet e biletave për takimin ndaj Haitit janë të shtrenjta. Të paktën ky është konkluzioni i tifo-grupeve që i kanë dalë në përkrahje Kosovës si ‘Torcida’, ‘Shqiponjat’ apo ‘Ujqërit’.

Që të tria kanë konfirmuar të enjten bojkotimin e miqësores së ‘Adem Jasharit’

Gjithçka nisi nga një njoftim për shtyp i Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila shoi kureshtjet e opinionit sportiv duke konfirmuar çmimet e biletave për miqësoren e 5 marsit që do të zhvillohet në Mitrovicë.


“Komiteti Ekzekutiv në këtë mbledhje në koordinim edhe me agjencinë “AS-AT&Event”, të cilën e përfaqëson Agron Selimi, që ka marrë përsipër organizimin e ndeshjes dhe në përputhje edhe me gjendjen ekonomike të qytetarëve, që biletat të kenë një çmim të arsyeshëm. Bileta në pjesën perëndimore do të kushtojë 10 euro, në atë lindore 7 euro dhe në veri e jug nga 5 euro”, thuhet në komunikatën e FFK-s, e cila ndër tjera informoi për mbledhjen e mbajtur nën drejtimin e kryetarit Fadil Vokrri.

“KE debatoi për rrjedhën e përgatitjeve për ndeshjen e parë zyrtare miqësore që do të zhvillohet më 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë kundër përfaqësueses së Haitit. KE konstatoi se përgatitjet po ecin me dinamikën e paraparë me angazhimin e të gjithë faktorëve relevant dhe të Komisionit organizativ për këtë ndeshje historike për futbollin e Kosovës”, shtoi FFK.

Mikpritësit e bojkotojnë ndeshjen

Tifozeria mikpritëse e takimit Kosova-Haiti, ‘Torcida’, e ka bojkotuar menjëherë miqësoren historike për shkak të çmimit të biletave, që sipas tyre është i shtrenjtë. Lajmin e konfirmoi për Arenën kryetari i këtij grupi, Adnan Musa.

“Biletat janë shumë të shtrenjta. Me këto çmime kjo ndeshje mund të dështojë. Ne si ‘Torcidë’ nuk i paguajmë ato çmime dhe nuk shkojmë në stadium hiç. Kështu, grupi ynë e bojkoton ndeshjen ndaj Haitit”, deklaroi Musa.
Sipas tij, FFK-ja po i largon edhe ato grupe të tifozëve që e kanë konfirmuar përkrahjen ndaj Kosovës. “Siç dihet, një pjesë e tifo-grupeve të vendit janë kundër Kosovës, e me këto veprime FFK-ja po na largon edhe neve, grupeve tjera që kemi premtuar se do ta përkrahim Kosovën. Pa ‘Torcidën’ në stadium, as grupet tjera s’do të vijnë”, vazhdoi Musa, grupi i të cilit kishte premtuar organizim madhështor për këtë ndeshje.

Bashkëngjiten edhe ‘Shqiponjat’ e ‘Ujqërit’

Vendimin e ‘Torcidës’ e kanë përkrahur edhe ‘Shqiponjat’ nga Peja dhe ‘Ujqërit’ nga Ferizaj. Asnjëra prej tyre s’do të jetë e pranishme në ‘Adem Jashari’ pikërisht për shkak të çmimit të biletave.

“Ne e përkrahim qëndrimin e ‘Torcidës’ në këtë aspekt. Jemi të mendimit se vërtetë janë të shtrenjta. Në këtë mënyrë, as ne s’do të shkojmë në stadium për takimin e 5 marsit”, theksoi për Arenën kryetari i ‘Shqiponajve’, Nermin Ferizi.

Njëjtë u shpreh edhe numri një i ‘Ujqve’, Herton Hoxha. “Nëse Federata e Futbollit të Kosovës nuk na siguron biletat për këtë takim, ne do ta bojkotojmë atë. Çmimet vërtetë janë shumë të larta. Nuk besoj që tifozët mund t’i përballojnë këto çmime me kushtet aktuale që janë në vend”, konkludoi Hoxha. Ndryshe, që të dy këto grupe njihen për raportet e mira me ‘Torcidën’.

‘Pampurat’ besnik

Ndryshe nga tjerët kanë vepruar tifozët e Fushë Kosovës, ‘Pampurat’. Ata do t’i qëndrojnë besnik Përfaqësueses së Kosovës. “Nëse tani nuk e përkrahim Kosovën, s’kemi çka jetojmë këtu. Forca Kosovë, ‘Pampurat’ janë me ty”, shkroi tifo-grupi nga Fushë Kosova në faqen zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’.

FFK-ja i fton grupet

Në njoftimin për shtyp, FFK-ja i ftoi të gjitha grupet që të jenë të pranishme në ‘Adem Jashari’ më 5 mars. “Komiteti Ekzekutiv (KE ) u bën thirrje të gjithë adhuruesve pa dallim grupimeve organizative të tyre, që me 5 mars të jenë në mbështetje të përfaqësueses së Kosovës duke konsideruar se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për të gjithë. KE beson se më 5 mars të gjithë do të japin kontributin e tyre në mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj ndeshje”, thuhet aty. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori