Ulqini e veçmas hotel “Olimpico” ka kohë që është bërë shtëpia e dytë e FC Prishtina, e cila për shumë vite nuk e nis stinorin pranveror pa e kryer një fazë të përgatitjeve në këtë vend bregdetar.
“Kushtet për punë vërtet janë ideale, jemi bërë si vendas këtu, kurse edhe pritja nga personeli i hotelit është në nivel të lartë. Deri tash çdo gjë po shkon ashtu siç është planifikuar. Koha është shumë e mirë, ndonëse ka edhe shi, por që nuk paraqet pengesë të madhe”, tha kryetrajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, duke bërë me dije se futbollistët nuk kane telashe dhe po i përballojnë mjaft mirë ushtrimet.
“Dallimi është vetëm te fushat, pasi për dallim nga ato te ne, këtu fushat janë shumë të buta, por futbollistët po adaptohen dhe nuk dyshoj se çdo gjë do të kryhet si është më së miri, madje jam i bindur se përgatitjet do të kryhen me sukses të madh”, shprehet Tovërlani, sipas të cilit prej sot skuadra nis me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese.
“Po, sot ka ardhur skuadra e Ferronikelit me të cilën të shtunën (sot) do ta zhvillojmë ndeshjen e parë kontrolluese, e më pas do të zhvillojmë edhe ndeshje tjera me skuadra të Malit të Zi. Kështu, të hënën takohemi me Çelikun e Nikshiçit, të martën me Mornarin e Tivarit, të mërkurën kundër një skuadre të Ligës së parë të Malit të Zi, kurse të enjten është paraparë ndeshje me Otranton e Ulqinit”, thotë kryetrajneri i Prishtinës. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndeshje tjera, por me rivalë më cilësorë.
“Në Budvë ka disa skuadra të njohura që po i kryejnë përgatitjet atje dhe ka mundësi që të kontaktojmë me ta në mënyrë që ta zhvillojmë edhe ndonjë ndeshje”, thotë Tovërlani. Për dallim nga shumica e futbollistëve të cilët edhe më parë kanë pasur rast te jenë pjesë e Prishtinës në Ulqin, për të riun Shend Kelmendi kjo është hera e parë.
“Janë këto përgatitjet e para të përbashkëta me skuadrën e Prishtinës në Ulqin dhe mund të them se po ndihem shumë mirë. Atmosfera është e shkëlqyeshme, kushte shumë të mirë dhe kjo na motivon më shumë që të angazhohemi dhe t’i kryejmë detyrat që kërkohen nga ne. Kur nisim me ndeshje miqësore do të kemi edhe më lehtë”, tha Kelmendi. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
Llapi, Malisheva dhe Vëllaznimi kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re