LAJMI I FUNDIT:

Vokrri: Nuk do ta pyesim Serbinë

Vokrri: Nuk do ta pyesim Serbinë

Dhe më në fund serbët nuk kanë çfarë të shpikin. Nuk do të mendojnë për ndonjë reagim siç bënin më parë pas çdo lajmi pozitiv për futbollin e Kosovës. Kështu thotë edhe vetë kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq, i pyetur nga mediat serbe, pas publikimit të lajmit për miqësoren e parë, Kosovë – Haiti.

“Ky është vendim i FIFA-s në pajtim me rekomandimet e qeverisë tonë, ky tregim është i mbyllur”, ka thënë Karaxhiq për agjencinë Beta. Ai është pyetur edhe rreth pjesëmarrjes së tij të mundshme në ndeshjen me Haitin. “As që më shkon ndërmend kjo ide. As ata nuk do të më ftojnë mua, e as unë nuk do të shkoj, edhe nëse më ftojnë. Mendoj që kjo nuk do të kishte kuptim. Dihet se çfarë raporte kemi me të ashtuquajturën Federatë të Futbollit të Kosovës”, u shpreh i pari i futbollit serb.

Na intereson vetëm FFK, jo FFS.

Në anën tjetër, i pari i futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka deklaruar se Serbia është çështje e mbyllur për ta. “Nuk e di pse duhet ne t’i kontaktojmë FFS-në, neve s’na intereson kjo federatë, na intereson vetëm FFK. Ne nga FIFA kemi marrë pajtimin që mund të luajmë ndeshje miqësore. Ekzistojnë dokumentet e nënshkruara për këtë”, tha Vokrri për mediat serbe.


Ai është pyetur edhe për lojtarët e mundshëm që do të luajnë për Kosovën. “Kjo së pari është çështje e përzgjedhësit. Yjet që luajnë për Zvicrën e Shqipërinë, nuk do t’i prekim. Etika sportive nuk na lejon ne t’i ftojmë. Mendoj që kemi shumë lojtarë tjerë të mjaftueshëm të cilët janë të ri dhe të talentuar, e që mund të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës. Kur të anëtarësohemi në UEFA e FIFA dhe të marrim pjesë në kualifikime, atëherë ata do të vendosin për kë do të luajnë”. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori