LAJMI I FUNDIT:

Për ditën e Pavarësisë organizohet turne për femrat

Për ditën e Pavarësisë organizohet turne për femrat

Për dallim nga konkurrenca e meshkujve, nga të cilët nuk pritet ndonjë ngjarje e futbollit me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në konkurrencën e femrave nuk do të mungojë një ngjarje, e cila pritet të zgjojë kërshërinë e dashamirëve të futbollit.

Në fakt, të hënën më 17 shkurt, në kompleksin e qendrës sportive “2 Korriku” në kryeqytet, mbahet turneu i futbollit të femrave, në të cilin do të marrin pjesë 8 skuadrat e Superligës së Kosovës. Turneu mbahet me sistem eliminimi, ndërkohë që do të përcillet edhe nga Afërdita Fazlija, përzgjedhëse e përfaqësuese së Kosovës në konkurrencën e femrave, e cila pas turneut nga këto futbolliste do ta bëjë përzgjedhjen e përfaqësueses sonë për ndeshjet e mundshme miqësore.

“Turneu ka rëndësi shumë të madhe pasi me të përfunduar do të bëhet grumbullimi i gjerë i futbollisteve në mënyrë që të jemi të gatshëm për ndeshjen miqësore e cila pritet të zhvillohet shumë shpejtë”, tha Afërdita Fazlija. Në turne marrin pjesë: Prishtina, Kosova, Trepça ’89, Vizioni, Llapi, Kaçanikasja, Theranda dhe Drita. Është tërhequr edhe shorti për ndeshjet, në të cilat takohen: Kosova – Theranda, Kaçanikasja – Drita,Vizioni – Prishtina dhe Trepça’89 – Llapi.

Fituesit e dy ndeshjeve të para takohen në gjysmëfinale, kurse fituesit e dy ndeshjeve të fundit ballafaqohen në gjysmëfinalen e dytë. Në finale takohen dy skuadrat fituese të gjysmëfinaleve. Deri më tashti asnjëherë nuk është grumbulluar përfaqësuesja e Kosovës për femra. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori