LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi dhuron 65 mijë euro për SOS-Fshatin e Prishtinës

Krasniqi dhuron 65 mijë euro për SOS-Fshatin e Prishtinës

I madh në karrierën e tij si boksier, por edhe më i madh në misionin e tij prej një humanisti, pas lamtumirës që i dha këtij sporti luftarak.

Boksieri i njohur kosovar, Luan Krasniqi, ka ndarë më shumë se 65 mijë euro për SOS – Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë. Këtë e ka barë të ditur vetë Krasniqi nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Miq të dashur dhe banorë e bashkëpunëtorë të SOS-Fshatit të Fëmijëve në Prishtinë, kam kënaqësinë t’ju informoj se nga meçi im i zhvilluar për qëllime humanitare, me Uwe Hück, udhëheqësin e Kompanisë Porche, më 16 nëntor të vitit 2013, pas përfundimit të llogarive, ka rezultuar se janë realizuar 100 mijë euro.

Këto mjete janë ndarë në dy pjesë, përkatësisht, 50 mijë euro i dedikohen Fondacionit të humanistit Hück, për qëllime arsimore dhe 50 mijë euro të tjera, i dedikohen mbështetjes time për SOS-Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë”, ka treguar humanisti Krasniqi.


Ish-fitues i medaljes së bronztë Olimpike dhe ish-kampioni evropian vite më parë e kishte filluar një mision për të ndihmuar njerëzit në nevojë, e në veçanti fëmijët që kanë për një përkujdesje më të madhe.

Kështu ai viteve të shkuara ka marrë pjesë në disa vrapime dhe maratona nëpër qytetet gjermane, duke mbledhur fonde për të ndihmuar fëmijët, madje ka ndarë edhe personalisht shuma të parave për këtë destinacion.

Shumës së parave të mbledhura nga meçi me Hück, do t’i shtohen edhe 12 mijë euro të tjera. “Shumës prej 65 mijë eurove do t’i shtohen edhe 12 mijë euro të realizuara nga maratona e mikut tim, Aldo Berti, i cili është një njeri me zemër të madhe dhe humanitare”. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori