LAJMI I FUNDIT:

Partizani interesohet për Sokolin

Partizani interesohet për Sokolin

Partizani i Tiranës është hedh në aksion për ta gjetur një trajner të ri, pas dorëheqjes së Hasan Likës. Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli është njëri prej opsioneve të klubit të famshëm shqiptar, për të cilin aktualisht luajnë gjashtë lojtarë nga Kosova: Besnik Krasniqi, Amir Rrahmani, Behar Maliqi, Mentor Mazrekaj, Labinot Ibrahimi e Liridon Ahmeti. Ky numër i madh i futbollistëve kosovarë të Partizanit, e ka shtyrë presidentin e klubit, Gazmend Demi ta shqyrtoj mundësin e angazhimit të trajnerit aktual të Ferizajt.

Lajmi është bërë i ditur nga një burim i afërt me Sokolin, i cili tregoi se një mik i ngushtë i Demit, të shtunën mbrëma e ka kontaktuar trajnerin e njohur kosovar, për ta pyetur nëse është në disponim për të negociuar me klubin shqiptar. “Sokoli është kontaktuar nga një mik i afërt i presidentit të Tiranës. Bisedimet pritet të fillojnë, edhe pse Sokoli është skeptik që mund të arrij marrëveshje”, tha ky burim.

Gazeta Arena të dielën ka kontaktuar me kryetarin e Partizanit të Tiranës, Gazmend Demi. Ky i fundit tha se është duke i shqyrtuar emrat e disa trajnerëve, por pa ua përmendur emrat, derisa nuk e përjashtoi as Bylbyl Sokolin. “Janë ndoshta 20 trajnerë që i kemi parasysh. Por, ne nuk po duam të ngutemi. Po shkojmë ngadalë dhe sigurt drejt emërimit të trajnerit të ri. Nuk mund të përmendi emra, por sigurisht se do ta bëjmë përzgjedhjen e duhur”, deklaroi Demi për Arenën. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori