Nuk është i vogël numri i futbollistëve kosovarë të cilët për shkaqe të ndryshme e kanë ndërprerë karrierën e tyre, më herët sesa pritej, madje disa nga ata i kanë thënë lamtumirë lojës aktive në ditët më të mira. Rrethanat dhe kushtet e vështira nëpër të cilët ka kaluar futbolli kosovar mbase janë arsyet kryesore për veprimet e tilla të futbollistëve, të cilët kanë ditur të jenë edhe mjaft të talentuar. Mirëpo, ka edhe raste tjera të cilat kanë bërë që futbollistët deshën apo jo, t’i thonë lamtumirë lojës aktive. Disa kanë gjetur punë dhe nuk e kanë parë të arsyeshme të merrem me këtë lojë, e për disa edhe martesa dhe shkuarje në vende të ndryshme evropiane si Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Suedi etj., ka bërë që futbollin ta kujtojnë vetëm si një lojë që dikur ishte pjesë e jetës së tyre. Megjithatë, numri më i madh i tyre është ndarë për shkak të gjendjes së vështirë në futbollin kosovar, i cili nuk iu ofron perspektivë.
Njëri nga ata që ka premtuar shumë gjithsesi ishte Virtyt Hashani, i cili ende pa i mbushur të 27-at, në kohën kur pritej shkëlqimi i tij, befas u nda nga loja aktive. Sot, pas katër vjetëve i kujtohet ajo ditë dhe e pranon sesa e ka pasur të vështirë ta marrë një vendim të tillë. “Pas 6 muajve të kaluar në Vëllaznim, kalova te Flamurtari, por nuk luajta më shumë se dy xhiro. E pashë se asgjë nuk po ndryshon për të mirë në futbollin tonë, kurse në anën tjetër duhej përqendrim më i madh në familje. Lodhja, monotonia dhe pritja e kotë për ditë më të mira e kishin bërë të veten dhe unë pa dëshirën time, por nga zori e mora vendimin që t’i them lamtumirë lojës aktive në futboll. Duhet ta pranoj se ky ishte vendimi më i vështirë në karrierën time”, theksoi Hashani, i cili as tash nuk mundet pa këtë lojë.
“Po, unë luaj futboll të vogël, por më ka mbetur merak edhe loja aktive. Të dielave nuk i përcjell fare emisionet sportive, pasi më kaplon nostalgjia dhe më vjen të kthehem në lojën aktive”, shprehet Hashani, i cili shpreson se një ditë megjithatë do të kthehet, por në rolin e trajnerit, pasi siç thotë ”futbolli është pjesë e pandashme dhe nuk mundem pa të. Ndoshta një ditë do të kthehem si trajner”.
Një tjetër talent, Valon Bajrami, i cili ka mbrojtur me sukses ngjyrat e disa skuadrave kosovare, në momentin kur priste një skuadër dhe kontratë e re, papritmas braktisi futbollin. “T’u them të drejtën sikur u ftoha nga futbolli kosovar dhe më dukej se nuk ia vlen të merrem më me të. Nuk shihja ndonjë perspektivë pasi kushtet ishin vërtet të vështira”, thotë Valoni, duke bërë me dije se nuk ka gabuar dhe se po të përsëritej rasti përsëri do ta merrte një vendim të tillë, ndonëse futbolli ende mbetet pjesë e pandashme e jetës së tij.
“Jo, nuk jam penduar fare, jam duke punuar në një kompani të sigurimeve dhe po ndihem mirë. Edhe pas punësimit kam pasur oferta nga skuadrat e ndryshme, por nuk i kam pranuar. Megjithatë, nga loja e futbollit nuk mund të ndahem, pasi pothuajse rregullisht luaj futboll të vogël me shokë dhe kjo ma plotëson hapësirën e krijua nga ndarja prej lojës aktive”, shprehet Bajrami. Madje në një të ardhme jo të largët ai mendon ta drejtojë edhe ndonjë skuadër. “Dua të bëhem trajner dhe ky është plani im për të ardhmen. Kjo dëshmon se unë e dua futbollin dhe nuk është lehtë të ndahesh pavarësisht se je futbollist apo trajner”, thotë ish-futbollisti i disa skuadrave kosovare, Valon Bajrami. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/asencio-780x439.png)
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg
![Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/copa-del-rey-780x439.jpg)
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat
![Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.png)
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026
![Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Deco-780x439.jpg)
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re