LAJMI I FUNDIT:

Basha pranon Kombëtaren

Basha pranon Kombëtaren

Arlind Basha do të vishet kuq e zi. Ai është ftuar për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria U-19 do t’i zhvillojë në këtë muaj ndaj Maqedonisë. Një vend te Kombëtarja e drejtuar nga përzgjedhësi Foto Strakosha, e ka fituar edhe talenti i Prishtinës, mesfushori Lorik Aliu.

Arlind Basha ditë më parë u konsiderua si një ndër lojtarët më me perspektiv në futbollin kroat. Madje, sulmuesi nga Gjakova u krahasua edhe me Ardian Koznikun, një nga legjendat e futbollit kosovar dhe atij kroat.

Basha aktivizohet për ekipin e madh kroat, Hajduk Split. 17-vjeçari së fundi ka marrë vendim që ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë në futboll. Ai fillimisht do të aktivizohet te Kombëtarja U-19, e cila drejtohet nga Foto Strakosha. Arlindi do të debutojë në fanellën kuq e zi në dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Maqedonisë U-19, të cilat zhvillohen më 11 dhe 14 shkurt. Lajmi konfirmohet për ‘Sport Plus’ nga burime shumë të sigurta të gazetës pranë futbollistit. Lidhur me çështjen ‘Basha’, gazeta ka provuar të marrë një prononcim nga vet Arlindi, por kontakti me të ishte i pamundur, sikurse me përfaqësuesin e Federatës Shqiptare për Kosovës, Jetmir Salihu.

Basha karrierën e ka nisur te Vëllaznimi i Gjakovës, ndërkohë që debutimin në ekipin e parë e bëri që në moshën 15-vjeçare. 17-vjeçari nga Kosova iu bashkua kadetëve të skuadrës së Hajdukut në prill të 2012-ës. Atë e pa Igor Tudor, i cili e udhëheq këtë kategori. Në këtë vit u morë në skuadrën e parë, ndërkohë që ka shënuar edhe një gol në një ndeshje miqësore ndaj Sturm Grazit të Austrisë.


Edhe talenti i Prishtinës Lorik Aliu

Kombëtaren e Shqipërisë U-19 e ka ‘fituar’ edhe talenti i Prishtinës, Lorik Aliu. Mesfushori prishtinas ditë më parë ishte në një tubim që u organizua nga Strakosha në Tiranë dhe la përshtypje të mira. Edhe Loriku (17-vjeçar) ka marrë ftesë për miqësoret ndaj Maqedonisë. “Si gjithmonë, edhe kësaj radhe do ta jap maksimumin. Shpresoj të paraqitem sa më mirë në këto dy ndeshje”, tha Lorik Aliu për ‘Sport Plus’. Ky talent më parë, me shumë sukses ka luajtur te Kombëtarja shqiptare U-17. ‘Liki’ siç njihet ndryshe, në Kosovë konsiderohet një ndër futbollistët më të talentuar, teksa në stinorin pranveror të Raiffesen Superligës pritet që të aktivizohet më shumë nga trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani. Për dallim nga Aliu, ftesë për t’i mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë U-19, nuk ka marrë edhe mbrojtësi tjetër i Prishtinës, Albert Stublla, i cili gjithashtu u testua ditë më parë nga përzgjedhësi Foto Strakosha.

U testua te Kombëtarja U-17

Dy vite më parë, sulmuesi Arlind Basha u testuat nga Kombëtarja e Shqipërisë U-17 gjatë një kampi të zhvilluar në Kosovës. Aso kohe, Basha ishte pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës teksa nuk e bindi përzgjedhësin boshnjak, Xhemal Mustedanagiq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori