LAJMI I FUNDIT:

Më në fund ia nis edhe Hysi

Më në fund ia nis edhe Hysi

Skuadra e Hysit është e fundit që ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Stërvitjen e parë, futbollistët e Hysit e zhvilluan të martën, transmeton Koha.net. Trajneri i Hysit, Fadil Ademi, ka thënë se përgatitjet po fillojnë me vonesë, por e rëndësishme, sipas tij, është që ato tashmë kanë filluar. Ai ka thënë se me përjashtim të pesë futbollistëve, të tjerët ishin të pranishëm në stërvitjen e parë.

"Lojtarët që munguan kishin arsye, kurse të tjerët iu përgjigjën pozitivisht ftesës. Jemi me vonesë, por me aq sa pashë unë, futbollistët nuk e kishin humbur energjinë. Dukej që ata kishin punuar dhe nuk ishin ndalur. Kjo stafit ia lehtëson punën për vazhdimin e përgatitjeve. Gjatë kësaj jave do të stërvitemi me këtë intensitet, një herë në ditë, por javën e ardhshme nëse gjejmë lokacionin për stërvitje dhe besoj se do të na ofrohen kushte ku do të ushtrojmë dy herë në ditë. Nga kryesia kemi fjalë të mira që përgatitjet e fundit mund t’i zhvillojmë në Ulqin", ka thënë Ademi për “Kohën Ditore”.

Hysi pjesën vjeshtore e përfundoi në pozitën e tretë me 28 pikë, sa ka edhe Ferizaj që është një pozitë më lartë. Skuadrës së Hysit i është larguar vetëm mbrojtësi Ahmet Haliti që kaloi te skuadra e Besës së Kavajës. "Edhe pse Mentor Zhdrella e ka dorën të thyer, ishte i pranishëm në stërvitje", ka shtuar Ademi. /Koha/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori