LAJMI I FUNDIT:

“Adem Jashari nuk po duket si stadium, por si panoramë”

“Adem Jashari nuk po duket si stadium, por si panoramë”

Kështu e ka vlerësuar stadiumin në Mitrovicë, kryetari i Trepçës, Nexhmedin Haxhiu, pas punimeve që janë bërë ditëve të fundit aty.

Ai ka thënë se është shumë i kënaqur me punën që është bërë tash dhe me intensitetin që po punohet. Sipas tij, janë edhe disa detaje të vogla dhe gjithçka do të përfundojë.

“Përfundimisht ky objekt ka marrë një pamje të jashtëzakonshme. Ne sot (e hënë), e inspektuam stadiumin bashkë me institucionet qeveritare dhe jam shumë i kënaqur me punën që është bërë, por edhe ritmin e saj”, tha numri një i skuadrës “xehetare”, i cili e pranon se deri tash punimet kanë shkuar shumë ngathët, por që tash gjithçka është duke shkuar mirë.

“Karriget janë vendosur dhe shumë shpejt pritet të kompletohet.


Edhe objektet përcjellëse brenda stadiumit kanë përfunduar dhe vetëm ka mbetur të vendosen pajisjet. Këto pajisje, por edhe rregullimi i tyre është me standarde evropiane”, njoftoi Haxhiu, duke shtuar se skuadra në pranverë do të luajë aty dhe se edhe klubet tjera që do ta vizitojnë këtë objekt do të ndahen jashtëzakonisht të kënaqur me kushtet që i ofrohen.

“Motivi për punë tash është shumë i madh. Këto ditë edhe ekipi do të nisë të stërvitë këtu, pasi që për pak kohë zhveshtoret do të kompletohen, derisa në pranverë jemi të sigurt se aty do të luajmë”, tha Nexhi, duke konfirmuar se ky impiant iu ka munguar shumë.

“Po i bëjmë një vit e gjysmë që nuk kemi luajtur në këtë stadium. Kjo gjë ka ndikuar shumë te ekipi, por tash pasi kthehemi në “shtëpinë” tonë, puna dhe motivi i lojtarëve është shumë i madh. Sigurisht që tash kemi arsye më shumë për të kërkuar rezultate”, shtoi kryetari, i cili më pas ka folur edhe për ekipin dhe investimet e mundshme në lojtarë. Nga Trepça janë larguar disa lojtarë të mirë e sidomos do të ndihet mungesa e mesfushorit Emin Baliqi.

“Sa i përket skuadrës tash për tash nuk mund të them asgjë, pasi që ajo nuk është kompletuar dhe na duhen disa lojtarë. Së shpejti do të sjellim përforcime kështu që edhe ekipi do të stabilizohet dhe në njëfarë forme ta nisim punën nga fillimi pasi që kemi qenë të hendikepuar”, përfundoi Nexhmedin Haxhiu.

Ditë më parë Trepça ka konfirmuar se është përforcuar me Rexhep Sogojevën i ardhur nga Trepça’89, derisa është paralajmëruar edhe rikthimi i Shpëtim Babajt, si dhe sjellja e Fisnik Gashit. Padyshim dy lojtarë me përvojë siç janë Gashi e Babaj mund të ndikojnë shumë te futbollistët e rinj.

Të rikujtojmë se Trepça, stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e 9 me vetëm 18 pikë, 3 më shumë se vendi i parafundit pozitë kjo që dërgon në një rang më poshtë të garave. Kjo është arsye se skuadra pritet të mobilizohet pasi që në pranverë i pret shumë punë për ta ruajtur statusin e tanishëm. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori