LAJMI I FUNDIT:

Prishtina nënshtron kampionin

Prishtina nënshtron kampionin

Sigal Prishtina është treguar e fuqishme për kampionin në fuqi të Ligës Ballkanike, Galil Gilboa, duke mposhtur me rezultat 81-78 në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Bardhekaltrit luajtën jashtëzakonisht mirë në çerekun e parë, të cilin e mbyllën me epërsi prej pesë pikësh (20:15). Plisat ishin mahnitës me koreografi dhe në mbështetje të klubit të tyre të zemrës.

Në minutat e para të çerekut të dytë, kryeqytetasit ishin të pandalshëm, ndërsa më të mirit në ndeshje – Dardan Berishës nuk i ndaleshin treshet. Ai së bashku me Waller ishin lojtarët kryesorë. Ashtu që në një moment, diferenca ishte 14 pikë. Deri në fund të çerekut të dytë, skuadra izraelite arriti ta ngushtojë diferencën në tetë pikë (42:34). Skuadrat shkuan në pushim me një rezultat mjaft të mirë të klubit kosovar.


Vendasit nuk e filluan aq mirë çerekun e tretë, mirëpo shumë shpejtë e ngritën diferencën në 12 pikë, por mysafirët e ngushtuan sërish rezultatin. Sidoqoftë, edhe çereku i tretë u mbyll me epërsi të Prishtinës (56:52).

Çereku i fundit ishte tejet i tensionuar, me të dyja skuadrat që përpiqeshin të dalin me fitore, ndërsa diferenca u ngushtua deri në një pikë. Prishtinasit e kthyen dominimin e tyre, por disa gabime bënë që fundi i takimit të ishte dramatik. Sidoqoftë, klubi vendas arriti ta mbyllë sfidën me atë që kërkonte publiku – me fitore (81-78).

Dardan Berisha ishte basketbollisti më i mirë i mbrëmjes dhe njëherësh shënoi më së shumti pikë – 33 sosh.

Galil Gilboa e kishte mposhtur skuadrën e Sigal Prishtinës në Izrael me rezultat 71-66, ndeshje të cilën e fituan me shumë fat, pasi skuadra bardhekaltër luajti vërtetë bukur, por i mungoi fati.

Sigal Prishtina ndan pozitën e parë në tabelë me Levskin, ndërsa Gilboa renditet në vend të tretë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Premier League
Kalo në kategori