LAJMI I FUNDIT:

Bunjaki: Futbolli kosovar ka të ardhme të ndritshme

Bunjaki: Futbolli kosovar ka të ardhme të ndritshme

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, në një intervistë për “Il Messaggero”, është shprehur i bindur se Kosova do të ketë një të ardhme të ndritshme në futboll, derisa e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm vendimin e FIFA-s për lejimin e ndeshjeve miqësore.

“Futbolli ynë ka qenë për shumë vite i izoluar, prandaj tash kërkohet angazhim i madh nga ana jonë për ta kompensuar kohën e humbur. Mirëpo, me gjithë pengesat që i kemi pasur ne kemi arritur ta ndërtojmë një model efikas të punës, duke filluar nga zero në krijimin e përfaqësueseve të të gjitha grup-moshave. Përveç kësaj, kemi punuar në krijimin e një baze të dhënave të të gjithë futbollistëve me origjinë nga Kosova që luajnë në Evropë”, ka theksuar Bunjaki.

Në lidhje me vendimin e fundit të FIFA-s për lejimin e miqësoreve por me kushtëzimin e mosparaqitjes së simboleve shtetërore, përzgjedhësi kosovar është shprehur: “Mendoj se vendimi megjithatë është një hap pozitiv drejt pranimit të plotë të Kosovës në futbollin ndërkombëtar. Kufizimet e vendosura nga FIFA janë të përkohshme dhe ne jemi të sigurt se së shpejti ato do të jenë të tejkaluara. Objektivi ynë është për të marrë pjesë në eliminatoret për Kupën e Botës 2018 në Rusi”.

Tutje Bunjaki ka thënë se për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën Kosova nuk ka marrëdhënie bashkëpunimi me Serbinë në futboll, por ka raporte të mira me shtetet e tjera të dala nga ish-Jugosllavia, derisa ka pranuar se çështja e njohjes së plotë ndërkombëtare të futbollit kosovar është e lidhur me politikën dhe kërkon zgjidhje politike.


“A mund ta ndihmojë futbolli politikën? Arti, sporti, kultura luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e njohjes së një kombi . Përmes futbollit ne do të përpiqemi për të rritur njohjen e Kosovës dhe vlerave të saj në botë. Ky është kontributi që ne mund dhe duhet ta japim”, ka nënvizuar Bunjaki.

Ai është shprehur i bindur se e ardhmja e futbollit kosovar do të jetë e ndritshme, derisa ka thënë se dyert e Përfaqësueses së Kosovës do të jenë të hapura për të gjithë futbollistët me origjinë kosovare që luajnë në klube të ndryshme në botë.

“Cila është e ardhmja e futbollit në Kosovë? Brilante. Ne jemi duke e përmirësuar infrastrukturën. Nuk do të përqendrohemi vetëm në talentet që tani luajnë në ekipet evropiane, por duam që të zhvillohet një gjeneratë e re e lojtarëve që do të na çojë për të konkurruar në një nivel të lartë pas disa vjetësh. Në Evropë ne kemi lojtarë shumë të mirë si Shaqiri, Behrami, Januzaj, Cana , Xhemali, Berisha. Dyert tona janë të hapura për të gjithë kosovarët që duan të bashkohen me ne. Gjithsesi vendimi përfundimtar do të jetë në dorën e tyre, por FIFA nuk mund të ndalojnë askënd ta veshë fanellën e vendit të tij”, ka përfunduar Bunjaki. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori