LAJMI I FUNDIT:

Samir Sahiti nuk pranohet te Kukësi

Samir Sahiti nuk pranohet te Kukësi

Futbollisti i Ferizajt, Samir Sahiti, para dy-tri ditësh ishte në prova te skuadra e Kukësit, që garon në Ligën Superiore të Shqipërisë. Lojtari për dy ditë ishte provuar nga trajneri i kësaj skuadre, Naxhi Shensoi, i cili po ashtu ka prejardhje nga Kosova.

Lajmin e konfirmon për Arenën, zëdhënësi i Kukësit, Jonuz Hallaqi. “Samir Sahiti ka qenë për dy ditë në prova, por ishte e vështirë të mbetej, pasi ekipi është konsoliduar. Trajnerët e kanë vëzhguar dy ditë, por nuk ua kanë mbushur mendjen dhe është larguar”, deklaroi Hallaqi.

Lojtari më parë ishte edhe te Tirana, me të cilët kishte thënë se nuk është marrë vesh për shkak të kushteve financiare. Ai nuk dëshiron të flasë për Arenën.

Pjesë e Kukësit janë edhe dy futbollistë tjerë kosovarë, Yll Hoxha e Besar Musolli, të cilët në këtë skuadër kishin kaluar një vit e gjysmë më parë, me ndërmjetësimin e gazetarit Milaim Krasniqi. /Arena/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori