LAJMI I FUNDIT:

Osmani synon Titullin dhe Kupën me Llamkosin

Osmani synon Titullin dhe Kupën me Llamkosin

“Llamkos Kosova jo vetëm që ka potencial, por edhe qyteti i Vushtrrisë e meriton titullin e kampionit. Ata po jetojnë për këtë sukses dhe vetëm ata që janë pjesë e kësaj skuadre e ndjejnë çfarë atmosfere dhe dëshire për titull mbizotëron aty”. Janë këto fjalët e përforcimit të fundit të Llamkos Kosovës, Shemsi Osmani i cili në afatin e janarit nga skuadra e Trepçës’89 iu bashkua vushtrriasve.

“Më kanë pritur shumë mirë, ishin vërtet djem të mirë dhe më kanë bërë të ndihem sikur kam qenë kaherë pjesë e kësaj skuadre. Me një fjalë, jam i lumtur që jam pjesë e Llamkosit”, ka thënë Osmani i cili më pas ka folur edhe për punën që po bëhet në ekip.

“Ditëve të fundit po punojmë dy herë në ditë. Sigurisht që kjo fazë është e ndjeshme, por puna dhe atmosfera po shkon ashtu siç dëshirojmë. Tash për tash jemi në fazën e qëndrueshmërisë”, shtoi mbrojtësi i djathtë, duke njoftuar se skuadra nga data 10 shkurt do të udhëtojë drejtë bregdetit shqiptar për të zhvilluar një fazë përgatitore.

“Tash për tash nuk po planifikojmë ndonjë ndeshje miqësore, kur dihen kushtet këtu. Trajneri na ka njoftuar se do të shkojmë 10 ditë në Durrës dhe atje presim t’i zhvillojmë disa ndeshje të forta miqësore”, njoftoi Osmani i cili më pas ka folur edhe për rivalin e tyre Prishtinën.


“Synimi ynë nuk është vetëm titulli, por edhe Kupa e Kosovës. E sa i përket Prishtinës ne kemi respekt, ata kanë marrë disa futbollistë shumë cilësorë, por kjo nuk na tremb neve. E dimë potencialin që kemi dhe jemi të bindur që do t’i arrijmë në fund objektivat tanë”, përfundoi Shemsi Osmani. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori