LAJMI I FUNDIT:

Kosova të luajë me Kolumbinë?

Kosova të luajë me Kolumbinë?

Kolumbia mund të jetë kundërshtarja e Kosovës në miqësoren e parë ndërkombëtare pas lejes së FIFA-s. Ndeshjen e parë Përfaqësuesja e Kosovës e drejtuar nga Albert Bunjaki pritet ta zhvillojë më 5 mars, por gjasat janë të mëdha që ajo të luhet në Zvicër.

E përditshmja sportive “Sport plus”, duke u thirrur në burimet e saj të afërta me kreun e FFK-së, Fadil Vokrri, ka bërë të ditur se ky i fundit së bashku me disa kompani që merren me organizimin e ndeshjeve janë në bisedime me Federatën e Kolumbisë dhe gjasat janë të mëdha që pikërisht skuadra e katërt në renditjen botërore të jetë rivali i parë i Kosovës.

Me Kolumbinë janë në bisedime edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët po ashtu ende nuk kanë gjetur kundërshtar, por duket se fakti që për Kosovën ndeshja e 5 marsit do të jetë historike, ka bërë që edhe kolumbianët ta shohin më me interes zhvillimin e miqësores kundër kosovarëve. Ndërkohë, si opsione mbeten edhe Senegali, Ishujt Faroe, Xhamajka, El Salvadori dhe Mauritania.

Pritet që gjatë ditës së sotme drejtuesit e FFK-së të japin ndonjë hollësi rreth mundësisë që Kolumbia të jetë rivali i miqësores së 5 marsit. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori