U prit me shumë bujë, por vetëm kur kanë kaluar disa javë nga lajmi që FIFA i lejon zhvillimin e ndeshjeve miqësore Kosovës, u pa se sa e vështirë është të organizohet një ndeshje e tillë. Federata e Futbollit e Kosovës rrezikon që më 5 mars të mos zhvillojë fare ndeshje miqësore, edhe pse zyrtarët e saj thonë se ata po punojnë dhe se do të arrijnë të luajnë më 5 mars.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, nuk dëshiron as të mendojë se më 5 mars nuk do të luhet ndeshja, edhe pse tërthorazi edhe ai thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë.
“Të gjithë po punojnë maksimalisht që ajo ndeshje të luhet dhe unë jam duke punuar që më 5 mars të luaj. Mirëpo, mund të ndodh edhe mos të luhet”, ka thënë përzgjedhësi, duke u bazuar në faktin se përfaqësueset e mëdha tashmë kanë rezervuar kundërshtarët dhe se është shumë e vështirë të gjendet një i tillë për 5 mars. Ai ka shtuar se nëse ndodh që më 5 mars të mos luhet loja, gjithsesi do të ketë tubim të përfaqësueses.
Sido që të jetë, nuk është problemi vetëm te kundërshtarët, por një problem i madh është edhe te infrastruktura. Askund ajo nuk është gati edhe pse pretendohet se stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka nisur të punohet por është ende shumë larg plotësimit të kritereve.
“Në Kosovë duhet të mbizotërojë mentaliteti patriotik sportiv. Nëse edhe me Maltën zhvillojmë ndeshje pa dashur ta nënçmojmë atë shtet, stadiumi duhet të mbushet plot dhe ta mbështesim shtetin tonë. Nuk duhet mbështetur përfaqësuesen vetëm atëherë kur ke kundërshtar të madh. Sigurisht që më 5 mars është vështirë të gjendet kundërshtar siç po kërkohet. Unë ju them se për të rezervuar ndeshje me shtetet e mëdha, bisedat duhet të nisin qysh tash për vitin e ardhshëm. Një fakt tjetër që neve na pengon të luajmë me shtete të forta është kampionati botëror. Ai është në prag dhe sigurisht që ato shtete mund të hezitojnë të vinë të luajnë këtu. Këto janë gjëra që duhet kuptuar”, ka thënë Bunjaku, i cili përveç që nuk është i sigurt nëse do të luhet ajo ndeshje apo jo, edhe një herë ka refuzuar të japë emra se kush mund të luajë në ndeshjen e parë.
“Është përgjegjësi e imja që të formojë ekipin më të mirë. Ju garantoj që do të kemi përfaqësuese shumë të fortë me lojtarë që kanë luajtur në kampionate botërore, evropiane ligë të kampionëve dhe Superligë të Kosovës”, ka thënë Bunjaku.
“Ne jemi sjell dhe duhet të sillemi si të jemi të pranuar plotësisht. Klubet në kohën kur pushonte kampionati ynë sipas datave të FIFA-s na kritikuan pse duhet të pushojmë kur s’jemi të pranuar. Ato tash duhet të mësohen se do të pushojnë, deshën apo jo. Ne gjatë kësaj kohe i kemi përcjell shumë lojtarët. Ju them se për të zhvilluar ndeshje kemi pasur problem t’i ftojmë pasi që klubet nuk i kanë lëshuar. Unë kam pasur probleme edhe nga klubet e Shqipërisë, as ato që nuk m’i kanë lëshuar lojtarët kosovarë me arsyetim se s’jemi të pranuar në UEFA e FIFA”, sqaroi përzgjedhësi i përfaqësuese së Kosovës Albert Bunjaku, i cili gjatë këtyre ditëve do të udhëtojë në shtetet e rajonit dhe më gjerë, ku do të ketë kontakte edhe me futbollistë. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![U dëshmua se është](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbaapee-780x439.png)
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/asencio-780x439.png)
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re