LAJMI I FUNDIT:

Saraçini: Pranimi në EHF, dhuratë për 60 vjetorin e FHK-së

Saraçini: Pranimi në EHF, dhuratë për 60 vjetorin e FHK-së

Krahas futbollit edhe Federatës së Hendbollit të Kosovës i janë lejuar zhvillimi i ndeshjeve miqësore. Vendimi është marrë të shtunën nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. FHK-ja prej tani mund të organizojë ndeshje miqësore zyrtare me secilën Përfaqësuese. Madje, në dallim prej Federatës së Futbollit të Kosovës, ku FIFA u vëri kushte vendimit të tyre, FHK-ja mund të organizojë ndeshje me himn e simbole shtetërore.

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës Eugen Saraçini tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë hendbollistët dhe hendbollistet dhe gjithë hendbollin në Kosovë. “Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Që nga sot (e shtunë) ne kemi të drejtë të aranzhojmë ndeshje miqësore për të gjitha Përfaqësueset e Kosovës. Kjo është dhuratë për 60-vjetorin e themelimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës”, deklaroi Saraçini për Arenën. Përfaqësueset Kosovës kanë zhvilluar edhe deri tani ndeshje miqësore, por nuk kanë qenë të regjistruara pranë EHF-it.

Ndërkohë, sa i përket ndonjë modaliteti të mundshëm ai tha: “Përfaqësueset e Kosovës mund të zhvillojnë ndeshje miqësore zyrtare, por edhe evente që organizon EHF-ja, pasi deri në pranimin e plotë që duhet të ndodhë më 19/20 shtator në Dablin të Irlandës nuk mund të hyjmë në ciklin e kualifikimeve. Nuk dua të lidhem me Federatat tjera, por ne nuk na është vënë asgjë kusht. Do të luajmë me të gjitha simbolet shtetërore përfshirë edhe flamurin”. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori